Sport

Icardi thumbon Interin : “Është më mirë ta mbash gojën mbyllur”

Mauro Icardi ka postuar një fot ku ka shkruar një shprehje që në dukje thumbon Interin.
Featured image of article: Icardi thumbon Interin : “Është më mirë ta mbash gojën mbyllur”
Përditësuar:

Tensionet vazhdojnë të rriten mes Interit dhe ish kapitenit të tyre Mauro Icardi, pasi ky i fundit la një mesazh të nënkuptuar në faqen e tij në Instagram.

Në mes të një mosmarrëveshjeje më kontratën e tij, argjentinasit iu hoq shiriti i kapitenit të mërkurën e kaluar dhe sipas trajnerit të Interit, Luciano Spalletti, ai gjithashtu refuzoi të ishte present në takimin që Inter kishte Në Europa League kundër Rapid Vienne.

Tashmë sulmuesi e ka thyer heshtjen pasi ka postuar në instagramin e tij një shprehje të Mark Twain.

Eshtë më mirë ta mbash gojën mbyllur dhe të dukesh budalla, sesa ta hapësh dhe ti heqësh të gjitha dyshimet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mauro Icardi në një postim në Intagram.

Inter fitoi dje ndeshjen ne tranfertë me Rapid Vienna me rezultanin e ngushtë 0-1.

B.N/dosja.al

Shto Koment