Sport

Icardi acaron tifozët e Interit, pëlqen foton e lojtarit të Juventusit

Mauro Icardi ka pëlqyer një foto të shpërndarë nga futbollisti i juventusit Jao Cancelo.
Featured image of article: Icardi acaron tifozët e Interit, pëlqen foton e lojtarit të Juventusit Futbollisti i Interit, Mauro Icardi

Mauro Icardi po i largohet ditë pas dite klubit të Interit.

Argjentinasi nuk është pjesë e skuadrës që prej datës 13 shkurt, pasi nuk ka luajtur asnjë ndeshje dhe tani mesa duket kohën e tepërt e shpenzon duke lundruar në rrjetet sociale.

Ai e ka tensionuar akoma më shumë situatën pasi ka pëlqyer një foto të shpërndarë nga futbollisti i juventusit Jao Cancelo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët në kohë Icardi ka pëlqyer dhe një foto të mbrojtësit Chiellini.

Icardi nuk ka shënuar me fanellën e interit që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Fotoja e pëlqyer nga Icardi.

Shto Koment