Bota

Ibuprofeni kuron COVID-19, pas shënjimit si i ndaluar në Shqipëri dhe në të gjithë botën, medikamenti testohet si i suksesshëm në luftën ndaj koronavirusit

Në bazë të studimit në Londër, Ibuprofeni është një trajtim me kosto të ulët, që mund t'i mbajë pacientët larg ventilatorëve. Kështu me përdorimin e Ibuprofenit pacientët me Covid-19, krahas trajtimit në spital do të kenë një shërim më të shpejtë nga sëmundja.
Featured image of article: Ibuprofeni kuron COVID-19, pas shënjimit si i ndaluar në Shqipëri dhe në të gjithë botën, medikamenti testohet si i suksesshëm në luftën ndaj koronavirusit Foto ilustruese

LONDËR-  Gjatë muajve më të rrezikshëm që po kalonte bota si shkak i pandemisë Covid-19, ku shumë shtete të prekura po përjetonin kulmin e infeksioneve, u ngrit debati se Ibuprofeni  është një ilaç që nuk ndihmon në kurimin për virusin, prandaj dhe u ndalua të përdorej në të gjithë botën.

Përfshirë edhe vendin tonë që është prekur nga koronavirusi prej në fillim të muajit mars, Ibuprofeni u konsiderua si një ilaç që ndikon në zhvillimin më të shpejtë të sëmundjes dhe jo në përmirësimin e saj.

Të njëjtën deklaratë bënë edhe ekspertët e huaj aso kohe, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos përdorin Ibuprofenin, sepse mund të ndikojë negativisht në trupin e njeriut.

Në fillim të pandemisë edhe Ministri i Shëndetësisë në Francë, Oliver Veran tha se marrja e ilaçeve anti-inflamatore jo-steroide, siç është ibuprofeni, mund të përkeqësojë infeksionin, prandaj ai i këshilloi pacientët të marrin vetëm paracetamol.

Por në një studim të fundit që raporton BBC, ka rezultuar se Ibuprofeni është efektiv dhe se mund të ndihmojë pacientët e infektuar nga koronavirusi , për t’u shëruar plotësisht.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky studim është kryer nga ekipi i spitalit St Thomas dhe King’s College në Londër, të cilët  besojnë se ilaçi, i cili është një anti-inflamator, si dhe qetësues për dhimbjet, mund të trajtojë vështirësitë në frymëmarrje, një prej simptomave që ka Covid-19.

Sipas tyre një ilaç i tillë është një trajtim me kosto të ulët, që mund t’i mbajë pacientët larg ventilatorëve. Kështu me përdorimin e Ibuprofenit pacientët me Covid-19 krahas trajtimit në spital do të kenë një shërim më të shpejtë nga sëmundja.

Por pritet të dalë një mënyrë më e detajuar sesi do të përdoret Ibuprofeni, që tregon sesa tableta mund të blejnë dhe konsumojnë zakonisht njerëzit. Studimet tek kafshët sugjerojnë se Ibuprofeni e kuron problemin e frymëmarrjes akute, që është një prej komplikimeve më të rënda nga koronavirusi.

“Ne duhet të bëjmë një gjykim për të treguar se provat në të vërtetë përputhen me ato që ne presim të ndodhin.”- u shpreh Mitul Mehta, një nga anëtarët e ekipit që realizuan studimin.

A.C/Dosja.al

Shto Koment