Sport

Ibrahimovic zbarkon në aeroportin e Malpensas, sot bëhen testet për pulpën e dëmtuar

Sulmuesi suedez ka kaluar një javë me familjen në Suedi
Featured image of article: Ibrahimovic zbarkon në aeroportin e Malpensas, sot bëhen testet për pulpën e dëmtuar Ibrahimovic sot

Ylli i futbollit, Zlatan Ibrahimovic, sot ka zbarkuar në aeroportin e Malpensas me një fluturim privat, pasi ka kaluar një javë me familjen në Suedi.

ANSA raporton se sulmuesi i Milanit do të kryejë testet e kontrollit në pulpën e dëmtuar “48 orët e ardhshme”, por jo sot.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pantallona të shkurtra dhe fytyra e fshehur nga maska dhe syzet e diellit të zeza, duke shmangur kështu telekronistët dhe fotografët e gazetarët – kështu u shfaq ai sot. Ibrahimovic hipi në makinën që i kishte vendosur klubi dhe u largua shpejt.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment