Sport

Ibrahimoviç: “Ronaldo gabohet, kalimi te Juventus nuk është sfidë”

Ibrahimovic ka thënë se tranferimi i Ronaldos në Juventus nuk është sfidë siç e përshkruan Ronaldo.
Featured image of article: Ibrahimoviç: “Ronaldo gabohet, kalimi te Juventus nuk është sfidë”

Zlatan ibrahimoviçka ka thënë se Ronaldo është gabuar kur e quan sfidë kalimin i tij te kampionët e italisë, Juventus.

Portugezi e konsideroi kalimin e tij në Juventus si një ‘sfidë’ pas një tranferte e cila i kushtoi italianëve plot 117 milion euro.

Unë nuk thash që ai nuk ishte tranferim i madh. Unë thash se nuk është ndonjë sfidë e madhe të bashkohesh me Juventusin. Nuk është sfidë të shkosh në një nga ekipet më të mëdha në botë.

Ndoshta varet se çfarë konsideron ai një sfidë. Për mua një sfidë është kur i bashkohesh një ekipi dhe e dërgon atë në majat e futbollit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zlatan Ibrahimoviç, futbollist i La Galaxy

Ronaldo ka shënuar 18 gola në 23 ndeshje për gjidandët e Torinos në Seria A duke u pozicionuar i pari si golashënuesi  më i mire në kampionatin italian.

Juventusi ndodhet në vendin e parë në tabelë, 11 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Napoli. Kampionët në fuqi duket se janë rrugës për të fituar kampionat ë tetë rradhazi por ata u skualifikuan nga Kupa e Italisë në çerekfinale nga Atalanta.

B.N/dosja.al

Shto Koment