Sport

Ibrahimoviç përfundon vizitën mjekësore, Milan del me komunikatë për gjendjen e suedezit

Nga ekzaminimet e sotme është përjashtuar një problem në tendinën e Akilit
Featured image of article: Ibrahimoviç përfundon vizitën mjekësore, Milan del me komunikatë për gjendjen e suedezit Zlatan Ibrahimovic

MILANO-Zlatan Ibrahimovic është vizituar në klinikën Columbus, ditën e djeshme, lajmi kryesor nga Milani ishte dëmtimi i sulmuesit. Siç dihet tashmë, koha e gjatë pa aktivitet do të ndikojë te futbollistët t cilët rrezikojnë dëmtime. Por, kur bëhet fjalë për një 38-vjeçar si puna e suedezit frika është edhe më e madhe, aq më shumë kur të dhënat paraprake flisnin për një problem në tendinën e Akilit.

Megjithatë, nga ekzaminimet e sotme është përjashtuar një problem në tendinën e Akilit duke lehtësuar kuqezinjtë, ndërsa treguan një problem në pulpë i cili do të duhet të kontrollohet sërish brenda 10 ditëve të ardhshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“AC Milan komunikon se në seancën e djeshme stërvitore, Zllatan Ibrahimoviç ka pësuar një dëmtim të muskujve të pulpës së djathtë. Tendina e Akilit është krejtësisht e paprekur. Një kontroll tjetër i përgjithshëm do të kryhet brenda 10 ditëve të ardhshme”, shkruhej në deklaratën e klubit milanez.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment