Sport

Ibrahimovic nuk pyet për moshën, suedezi shënon ndaj Cagliarit dhe vendos rekord në Serie A

Ibrahimovic është plot 38 vjeç e nëntë muaj e 29 ditë dhe ka vendosur tashmë një rekord të ri për Seria A
Featured image of article: Ibrahimovic nuk pyet për moshën, suedezi shënon ndaj Cagliarit dhe vendos rekord në Serie A Zlatan Ibrahimovic
Përditësuar:

MILANO– Milan ja doli të fitojë 3-0 ndaj Cagliarit për javën e fundit të kampionatit në Serie A. Kuqezinjtë ja dolën të bënin një mbyllje spekakolare ku ra në sy performanca e Zlatan Ibrahimovic. Gjigandi suedez është plot 38 vjeç e nëntë muaj e 29 ditë dhe ka vendosur tashmë një rekord të ri për Seria A.

Ibra është lojtari më i vjetër që ka luajtur në Itali që ka shënuar të paktën 10 gola brenda një sezoni.

Goli i dytë në ndeshjen e sotme ishte i dhjetë për Zlatanin, ku humbi dhe një penallti në pjesën e parë. Kujtojmë që suedezi u transferua tek milanezët në merkaton e janarit.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment