Sport

Ibra: “Jemi në një formë të mrekullueshme, por akoma nuk kemi fituar gjë”

Sulmuesi suedez 39-vjeçar ka deklaruar për në “BBC”: "Për herë të parë, klubi po luftonte për të fituar “Scudetto”. Unë jam përsëri këtu për t'i ngjitur kuqezinjtë përsëri në majë."
Featured image of article: Ibra: “Jemi në një formë të mrekullueshme, por akoma nuk kemi fituar gjë”
Përditësuar:

ITALI – “Ne jemi në një formë të pabesueshme, po bëjmë me të vërtetë mirë. Por akoma nuk kemi fituar gjë , duhet ta kemi parasysh.” Ai nuk ka dyshime, Zlatan Ibrahimoviç i intervistuar nga “BBC” në momentin magjik të Milanit. Përkundër moshës 39 vjeç: “Unë do të vazhdoj të luaj, për sa kohë që mund të vazhdoj të bëj atë që bëj tani”, specifikon Zlatan.

“Thjesht duhet të mbaj një gjendje të mirë fizike, atëherë pjesa tjetër do të zgjidhet vetë, – vazhdon suedezi. – Nëse luan mirë, nëse sjell rezultate, atëherë je akoma në një nivel të lartë. Por nëse nuk arrish të bësh ndonjë ndryshim, atëherë do të jetë dikush i gatshëm të të zëvendësojë”.

Filozofia e Ibrahimoviçit është e qartë: “Më pëlqen ky presion, sepse nuk dua të jem këtu për atë që kam bërë në të kaluarën, jam këtu për atë që bëj tani. Ky është presioni që i bëj vetes time. Çfarëdo që kam bërë më parë, nuk ka rëndësi, çdo ditë duhet të provoj se kush jam. Kjo është arsyeja pse çdo ditë nxjerr më të mirën në vetvete. Unë do të vazhdoj të luaj derisa të mos mund të bëj më atë që po bëj tani”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ibrahimoviç, më pas, tregoi edhe kthimin e tij në Milano: “Herën e parë që mbërrita këtu, klubi po luftonte për të fituar “Scudetto”. Kur u ktheva, po gjithçka për ta rikthyer Milanin në krye, atje ku i përket. Eshtë një sfidë e ndryshme, por është një sfidë që më pëlqen, sepse kur të tjerët thonë se është shumë e vështirë, se është pothuajse e pamundur, unë hyj në lojë”.
B.T (Dosja.al)

 

Shto Koment