Sport

Ibra midis dyshimeve. Amadeus: “Ai do të jetë në Sanremo, përveç të mërkurës”

Sulmuesi suedez do të akomodohet në Liguria, duke kufizuar në minimum udhëtimin midis Milanos dhe Sanremos. Po përcaktohen në detaje edhe mënyrat e trajnimit të personalizuar të lojtarit
Featured image of article: Ibra midis dyshimeve. Amadeus: “Ai do të jetë në Sanremo, përveç të mërkurës”
Përditësuar:

ITALI – Festivali i sanremos për Zlatan Ibrahimoviçin tashmë ka filluar. Milani ka dy ndeshje të rëndësishme shumë të shpejta. Të enjten, ndeshjen e kthimit për Europa League kundër Crvena Zvezdës dhe të dielën në mbrëmje ndeshjen në “Olimpico” me Romën.

Por bota kuqezi tani është duke kërkuar programin për javën tjetër, kur kampioni suedez do të jetë në Sanremo. Midis pro dhe kundër aventurës së tij të shkurtër në botën e argëtimit, ekziston ende një kontratë për t’u respektuar, nënshkruar para rinovimit me Milanin dhe për këtë arsye, Ibra do të jetë në “Qytetin e Luleve” siç pritej, përveç të mërkurës, ditën e ndeshjes me Udinezen në Seria A.

Axhenda – Ky është programi i Ibras, sipas asaj që ka dalë deri më tani: stërvitje të hënën në Milanello, prania në Sanremo ditën dhe mbrëmjen e së martës me stafin e kuqezinjve, ndeshja me friulianët të mërkurën (gjithë ditën në dispozicion të Pioli), seancë relaksuese në Milanello të enjten dhe më pas dy netë në Sanremo, deri në mbrëmjen e fundit të Festivalit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për të përjashtuar, vajtje-ardhjet me makinë midis Milanos dhe Sanremos, klubi kuqezi do të mbështetet në profesionalizmin e lojtarit, i cili kurrë nuk është vënë në dyshim. Ibra tashmë ka folur me Piolin dhe stafin e tij dhe ka bërë një marrëveshje për stërvitjen e tij në distance. Vendi se ku do të zhvillohen këto seanca atletike të personalizuara ende duhet të përcaktohet në detaje. Pastaj, të shtunën në mbrëmje, në fund të festivalit, nisja e menjëhershme për në Verona, ku Milan do të luajë të dielën e 7 marsit në ornë 15:00 pasdite.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment