Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Sport
Ibra feston 40-vjetorin: Qëllimi i afërt Botërori dhe e ardhmja si menaxher
2 Tetor 2021, 09:43Nga DOSJA
ITALI – Një festë e hershme e ditëlindjes së Zlatan Ibrahimovic në Milanello, i cili festoi të 40-tat e tij të premten. Ai nuk donte t’i shpërqendronte shokët e tij të skuadrës nga ndeshja delikate jashtë ndaj Atanatës, që do të luhet të dielën, më 3 tetor, në Bergamo, pikërisht në ditën e lindjes së suedezit.
Ibra donte që të gjithë shokët dhe punonjësit e klubit të merrnin pjesë në atë festë. Milani i kishte përgatitur një tortë 22 kg, pa asnjë qiri dhe me fjalët “Always IZ” (“Gjithmonë Ibrahimovic Zlatan”). Ende i dëmtuar, Ibra po mendon për të ardhmen, siç zbulohet nga “Corriere della Sera”: rinovimi i kontratës edhe për një vit tjetër për të konkurruar në Botërorin “Katar 2022” dhe më pas, e ardhmja e tij si një menaxher.
Njëzet e dy kilogramë tortë, 500 luleshtrydhe për të festuar numrin e golave të Zlatanit, pasta të shkurtra në një disk me çokollatë të bardhë dhe fytyra e stilizuar e Ibrës në çokollatë të errët. Një festë shumë e ëmbël për fenomenin suedez, që për fat të keq akoma është i dëmtuar. Për të dytin vit radhazi në ditëlindjen e tij.
Vitin e kaluar, në fakt, për shkak të Covid-19, ai u detyrua të kalojë ditëlindjen e tij të 39-të në karantinë, duke mos hequr dorë nga trajnimi. Për të ngushëlluar veten, kësaj here Ibra i ka dhuruar vetes një Porsche 911 Targa 4S Heritage Design, prodhuar në vetëm 992 copë, duke ndarë fotografinë e xhevahirit të tij të ri në mediat sociale.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FRANCE – E përditshmja franceze “L’Equipe” hap faqene saj të parë këtë fundjavë me yllin e përfaqësueses së gjelave dhe Realit të Madridit Karim Benzema....
ITALI – Dukej e qartë, por tani është zyrtare: Paulo Dybala nuk do të duhet të largohet për në Argjentinë për ndeshjet e kombëtares, por do të qëndrojë në...
ITALI – Pas triumfit në “Euro 2020” dhe kualifikimeve për botërorin “Katar 2022”, është koha që Italia e Roberto Mancinit të konkurrojë në “Final Four” të...
SHKODER – Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, ka dalë në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes të së shtunës ndaj Skënderbeut në transfertë. Ai u...
ELBASAN – Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, pas ndeshjes në mikrofonin e “Supersport”, u shfaq i pakënaqur me atë që bënë të tijtë në fushën e lojës, pasi...
ELBASAN – Trajneri i Dinamos, Blendi Shkëmbi, në intervistën për “Supersport” pas ndeshjes, u shfaq i kënaqur me paraqitjen e të tijve, qoftë në pjesën e...
TORINO– Koret, flamujt dhe tymuese. Atmosfera e duhur për të përjetuar pragun e derbit të Torinos i cili nesër do të shohë skuadrën e Juric të përballet m...
ANGLI-Cristiano Ronaldo është një perfeksionist i vërtetë: gjithmonë i vëmendshëm edhe në detajet më të vogla, ndaj kampioni portugez nuk i ka fituar rastësisht...
FRANCË– Yannis Lagha po kalon një situatë mjaft komplekse. Mesfushori 17-vjeçar që aktivizohet me Olympique Lyon është thirrur njëkohësisht ng...
Sport 1 Tetor 2021, 21:01
ANGLI-Ditën e dielë, java e 7 e Premier League do të presë takimin Liverpool-Manchester City, përballje që do të luhet në orën 17:30. Askush nuk kërkon të ndale...