Aktualitet

Ia shtron me karkaleca dhe verë të bardhë/ Gazetari tallet me Ramën për karantinën: Vazhdo ti shkruaj në Facebook

FOTO
Gazetari tallet me Ramën për karantinën. Tomorri ka publikuar foto nga një restorant, ku po konsunon fruta deti dhe verë të bardhë.
Featured image of article: Ia shtron me karkaleca dhe verë të bardhë/ Gazetari tallet me Ramën për karantinën: Vazhdo ti shkruaj në Facebook
Përditësuar:

Tiranë- Gazetari Klodian Tomorri ka irozniuar kryeministrin Edi Rama për çështjen e karantinës gjatë fundjavës. Në rrjetet sociale, Tomorri ka publikuar një foto, ku shfaqet duke konsumuar fruta deti në një restorant. Nuk mungon as vera e bardhë në tavolinë. Ndoshta gazetari mund të jetë duke e kaluar fundjavën në ndonjë zonë bregdetare.

“Vazhdo shkruaj në fb për karantine ti ,vazhdo“, shprehet ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Foto e publikuar nga gazetari

Ky reagim i Tomorrit vjen, pasi kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zonat e kuqe gjatë fundjavës do të jenë në karantinë. Duke iu refetuar urdhrit të qeverisë, ditën e sotme ushtrojnë aktivitetin e tyre deri në orën 21:00 dyqanet ushqimore dhe farmacitë. Ndërsa të dielën gjithçka do të jetë mbyllur.  Gjatë fundjavës të moshuarit mund të dalin nga shtëpia deri në orën 10:00, ndërsa pas tyre të drejtë për liridalje kanë prindërit me fëmijë. Po kështu Rama ka dhënë lajmin e mirë  për besimtarët myslimanë, pasi ka deklaruar se nesër do të hapen xhamitë.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment