PolitikeShowbiz

I zuri vendin Bashës në Kuvend, deputetja 42-vjeçare Halilaj i jep fund beqarisë, fton në dasmë edhe socialistët

Deputetja që zëvëndësoi kryedemokratin Lulzim Basha, Majlinda Halilaj do t'i japë fund beqarisë. Mësohet se deputetja do të lidhë kurorë më 31 korrik.
Featured image of article: I zuri vendin Bashës në Kuvend, deputetja 42-vjeçare Halilaj i jep fund beqarisë, fton në dasmë edhe socialistët Majlinda Halilaj dhe Lulzim Basha

TIRANË– Deputetja e opozitës së re, Majlinda Halilaj, e cila në Parlament zuri vendin e Lulzim Bashës pritet t’i japë fund beqarisë.

Mësohet se deputetja do të lidhë kurorë më 31 korrik, gjatë një ceremonie e cila do të zhvillohet në një prej restoranteve në autostradën Tiranë-Durrës.

42-vjeçarja ka ftuar në ceremoni shumë kolegë të Parlamentit, ku nuk ka diferencuar përfaqësues të maxhorancës, ndër ta edhe numri dy i PS-së, Taulant Balla.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas djegies së mandateve nga opozita në shkurt, KQZ filloi me plotësimin e mandateve. Majlinda Halilaj ishte kandidatja numër 47 e PD-së në listën e kryeqytetit, nga Partia Reformatore Demokratike, me kryetar Skënder Halilajn. 

(k.m./dosja.al)

Shto Koment