Aktualitet

I zhdukur prej disa ditësh, gjendet i mbytur në kanal 28-vjeçari në Shkodër

Gjendet i mbytur në kanal 28-vjeçari në Shkodër, vuante nga depresioni.
Featured image of article: I zhdukur prej disa ditësh, gjendet i mbytur në kanal 28-vjeçari në Shkodër Foto ilustruese.

Shkodër– Një 28-vjeçar me iniciale L.B është gjetur i mbytur në një kanal vaditës afër banesës së tij në fshatin Kullaj të Shkodrës. Policia njofton se ai ishte larguar nga banesa pak ditë më parë dhe ishte i zhdukur për familjarët. Mësohet se 28-vjeçari vuante nga depresioni.

Njoftimi i Policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 07.12.2019, rreth orës 22.30, nga familjaret e tij është  gjetur i mbytur në ujë në një kanal vaditës afër banesës së tij në fshatin Kullaj, Shkodër, shtetasi L.B., 28 vjeç, i cili ishte  larguar nga banesa para disa ditëve dhe vuante nga depresioni. Nga këqyrja paraprake  nuk janë konstatuar shenja dhune dhe shkaku i vdekjes dyshohet nga mbytja në ujë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment