Aktualitet

I vuri thikën në fyt italianit për 150 euro, arrestohet shqiptari, u tradhëtua nga tatuazhi i shqiponjës

Një shqiptar ka grabitur me thikë një adoleshent italian në një park, duke i vendosur thikën në fyt.
Featured image of article: I vuri thikën në fyt italianit për 150 euro, arrestohet shqiptari, u tradhëtua nga tatuazhi i shqiponjës Foto ilustruese

ITALI-Një shqiptar ka grabitur një adoleshent italian, në një park në Riccione. Sipas mediave italiane, shqiptari 20 vjeç, i vuri thikën në fyt adoleshentit italiane, duke i kërkuar paratë.

Ky i fundit ndërkohë i gjendur nën kërcënimin e thikës, i dorëzoi 150 eurot që kishte në portofol. Pasi mori paratë shqiptari u largu me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me biçikletë në drejtim të bregdetit.

Pas pak orësh karabinierët arritën të arrestonin autorin e ngjarjes. Ata e njohën shqiptarin nga tatuazhi i shqiponjës në dorë. Menjëherë 20-vjeçariu iu vunë prangat dhe tashmë ndodhet pas hekurave, në pritje të përballjes me drejtësinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(g.sh./dosja.al)

 

Shto Koment