Rajoni

I vuri karrocën me çimento para derës, i riu vret me thikë djalin e dajës, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lipjan

Si pasojë e sherrit me thika, njëri prej kushërinjve ka humbur jetën dhe e gjitha kjo prej një sherri banal.
Featured image of article: I vuri karrocën me çimento para derës, i riu vret me thikë djalin e dajës, si ndodhi ngjarja e rëndë në Lipjan Foto ilustresue

KOSOVË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën Lidhja e Prizrenit, në Lipjan, ku dy të afërm janë përleshur me njëri-tjetrin me thika.

Si pasojë e sherrit me thika, njëri prej kushërinjve ka humbur jetën dhe e gjitha kjo prej një sherri banal. Burime për mediat vendase bëjnë me dije se dy të përfshirët në konflikt janë kushërinj të parë, më saktësisht, djali i hallës ka vrarë djalin e dajës.

Gjithë ngjarja ka ndodhur pasi një familjar ka vendosur një karrocë para derës së shtëpisë së tjetrit duke nisur kështu sherrin me thika mes dy kushërinjve. 

Burime për mediat vendase bëjnë me dije se dy të përfshirët në konflikt janë kushërinj të

parë, më saktësisht, djali i hallës ka vrarë djalin e dajës.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe  prokurori Iliaz Beqiri, i cili ka dhënë detaje lidhur me sherrin që përfundoi në vrasje.

“Djalë daje dhe djalë halle janë zënë së bashku. Ka ndodhur për motive pronësore. Njëri nga familjarët e kishte vendosur një karrocë me çimento para shtëpisë së tjetrit, e kështu filloi konflikti”, tha Beqiri.

Mësohet se viktima me iniciale F.K, 42-vjeç kishte profesion kasapin, ndërsa prej pak kohësh kishte nisur punë në një kompani sigurimi. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment