Showbiz

“I vura flakën, tani vazhdoni…”/ Policia e kërkon në qiell e tokë, Stresi del live në Instagram: Nuk dal sot, e kreva kauzën time, prostitutat më kritikuan. Kam me ia shk*r*hy motrën se s’jam kriminel

VIDEO
Stresi ka marrë përsipër të gjithë organizimin e protestës, duke u shprehur se nuk kishin për qëllim të digjnin zbukurimet e Krishtlindjeve por situata doli nga kontrolli.
Featured image of article: “I vura flakën, tani vazhdoni…”/ Policia e kërkon në qiell e tokë, Stresi del live në Instagram: Nuk dal sot, e kreva kauzën time, prostitutat më kritikuan. Kam me ia shk*r*hy motrën se s’jam kriminel Stresi

TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj, gjithashtu i njohur me emrin e artit Stresi, ka folur për herë të parë nga arratia lidhur me protestën e djeshme për Klodian Rashën, ku edhe vetë ishte pjesëmarrës. Stresi ka marrë përsipër të gjithë organizimin e protestës, duke u shprehur se nuk kishin për qëllim të digjnin zbukurimet e Krishtlindjeve por situata doli nga kontrolli. Gjatë rrëfimit të tij në një live me ndjekësit e tij, Stresi nuk e fshehu zemratën me kolegë, personazhe publikë dhe moderatorë që e kritikuan për aktet e protestës, duke i ofenduar. Ai paralajmëroi se nuk do të ishte në protestën që do të zhvillohet sot, duke premtuar se do të ndodhej në shesh sa herë të kishte padrejtësi. 

“Famën e keni vetëm klikime në Youtube dhe në lekë. Se kam mendjen as tek leku dhe as tek fama. Ajo ka qënë ideja ime nga fillimi deri në fund. Doli situata nga duart se nuk i mbaj 2 mijë veta, nuk mund t’i mbaj. Është shumë turp. Ju mbuloftë turpi, të gjithë ju që keni thënë ‘shumë turp’. Ça duhet me bo? Duhet me ndejt në qetësi. A e vranë atë Arditin? Atë djalin në Durrës (në fakt u gjet në Tiranë) se ai ishte i vogël. Kush e mori përgjegjësinë për atë djalë? A më kuptoni? Kështu që ju prezantuese. Sepse i kam parë portalet, t’ju vijë turp. E di si keni arritur në karrierë ju. Me hap këmbët, me go***re. Keni tradhëtuar shoqet për pak famë. Edhe më kritikoni mua. Kam me ia shk*r*hy motrën atij qyteti derisa t’i heqim këto k**va nga pushteti. Sa të kem shpirt. Sa të dua unë. Derisa të më kapin. Ça është ai budallik? Pa pikë lidhje. S’ka problem, vazhdoni. Ma lini mua fajin për gjithçka. Nuk është problem kam mbajtur gjithmonë bagazh për të gjithë. Prandaj hyra live që t’ju thosha iu vipave, këto të famshmet. I kam parë të gjitha deklaratat. Një përqindje e vogël më ka përkrahur. Tjerët po hedhin baltë mbi mua. Pse nuk shkoni tek familja e Klodianit? Ishte e tmerrshme të shihje flakë nga televiziori. Më e tmerrshja është që ti i ndërron dashnorët sipas iPhone-ave. Se me këtë kulturë jeni rritur ju. S’keni kulturë ju. Nuk më kritikon dot mua. Jam një nga familjet më të ndershme në Tropojë. Ajo ishte kaoza ime. Bëra me shokët e mi atë që askush nuk do ta bënte. Askush nuk donte të çonte kokë. Kështu që…Nuk kam pendesë. Kam dalë si gjithë të tjerët në protestë. Protesta shkoi keq, ne nuk shkuam me atë mendje. Prandaj më vjen inat më shumë, prandaj hyra live se portalet mi çojnë të gjithë. Ua çfarë tmerri! Këta janë kriminelë. Po jo mi prostitutë nuk jemi ne kriminela. Kriminela janë ata që e vranë atë. O ku***ë! Nuk jam unë kriminel. Të isha kriminel e kisha vendin tek burgu. Jam një djalë 34 vjeç dhe nuk kemi lënë asnjë lloj regjimi asnjëherë me na shkelë. Nuk ia uroj asnjë familjeje asaj që i ndodhi Klodianit. A do ketë protestë sot? Nuk e di, protesta ime ishte dje. Kaoza ime ishte dje. Qëllimi ishte t’ja vëj flakën i pari dhe tani të vazhdojnë protestat. Bëra diçka që duhet të çohemi. Por kujdes se do t’ju kritikojnë: Ua çfarë krimineli. Po mi “gojo***” kriminel të dukem unë ty? Ë? Më e forta është se këta që kanë folur për mua, më kanë rrahur shpatullat sa herë i kam takuar. Kanë menduar se do të më fusin në burg. Nëse më japin një fakt se kam bërë gabime, ata kanë të drejtë. S’ka problem. Jeta vazhdon. Ne këtej jemi vërdallë,”-tha Stresi. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë për angazhimin e tij në protestën e djeshme, e cila u zhvillua tek Ministria e Brendshme, Kryeministria dhe tek Drejtoria e Policisë, Stresi bashkë me disa persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment