Aktualitet

I vranë kushëririn, flet kryebashkiaku i Himarës: Niko Goron e njihja si biznesmen të suksesshëm, s’kam dëgjuar asgjë për sherrin që patën

Në një prononcim për AbcNews, Goro është shprehur se të ndjerin e kishte kushëri të largët dhe kishte dëgjuar për suksesin e tij në biznes. Ai shton se përsa i përket konfliktit me autorin nuk dinte gjë.
Featured image of article: I vranë kushëririn, flet kryebashkiaku i Himarës: Niko Goron e njihja si biznesmen të suksesshëm, s’kam dëgjuar asgjë për sherrin që patën Viktima Goro dhe vendi i krimit
Përditësuar:

VLORË– Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro ka folur pak orë pas vrasjes së biznesmenit Niko Goro në Himarë. Në një prononcim për AbcNews, Goro është shprehur se të ndjerin e kishte kushëri të largët dhe kishte dëgjuar për suksesin e tij në biznes. Ai shton se përsa i përket konfliktit me autorin nuk dinte gjë.

Niko Goron e kam pasur kushëri të katërt ose të pestë, të largët. Por e njihja si biznesmen të suksesshëm. Nuk isha në dijeni të konfliktit. Autorin nuk e njoh,”- tha kryebashkiaku Jorgo Goro.

Biznesmeni u ekzekutua mëngjesin e sotëm, në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë nga Kliti Leka. Ky i fundit u kap vetëm pak orë pas krimit dhe momenti i shoqërimit shihet në videon e mëposhtme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pista e parë për të cilën po heton policia është një konflikt pronësie, për komplesin që po ndërtonte Goro, gjë të cilën e ka pranuar edhe vetë autori. Ndërsa pista e dytë është një sherr mes 53-vjeçarit dhe viktimës për një borxh prej 70 mijë eurosh. 

Niko Goro ishte baba i dy fëmijëve dhe njëkohësisht njihet si ndërtues në zonën bregdetare. Ai është pronar i një kafeje të njohur në Himarë, e vendosur në pjesën qendrore të qytetit, përballë portit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment