Showbiz

I vodhën këngën “Shko n’RrS”/ Shpërthen Adelina Ismaili: Do fitoj gjyqet kundër hajdutëve

Adelina ka shpërthyer kundër atyre që i vjedhin produktin e saj muzikor dhe ka kërcënuar se së shpejti do i ndjekë me gjyqe.
Featured image of article: I vodhën këngën “Shko n’RrS”/ Shpërthen Adelina Ismaili: Do fitoj gjyqet kundër hajdutëve Adelina Ismaili

KOSOVË- Një reagim i ashpër ka ardhur nga këngëtarja Adelina Ismaili. Përmes një postimi në Instastory, Adelina ka shpërthyer kundër atyre që i vjedhin produktin e saj muzikor dhe ka kërcënuar se së shpejti do i ndjekë me gjyqe.

Ky shpërthim i këngëtares ka ardhur pasi një nga këngët e saj më të dashura që ka kënduar pas luftës, “Shko n’RrS” është interpretuar këtë vit nga Albina Kelmendi dhe Taulant Bajraliu në një emision për Vitin e Ri 2020.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Adelina Ismailit ne Instastory

Nëse ka një arsye pse po i gëzohem krijimit së qeverisjes së re në Kosovë, është besimi im që vërtet do të fitoj gjyqet kundër hajnave që me dekada vjedhin, bastardojnë dhe shkatërrojnë idetë dhe krijimtarinë time”, ka shkruar Adelina në Instagram.

(E.S. Dosja.al)

Shto Koment