Aktualitet

‘I vetmi apartament që kam!’/ IKMT shkatërron brenda pak sekondash pallatin e zv.ministres së Brendshme. Ja momenti i shpërthimit

VIDEO
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kanë hapur 350 vrima dhe kanë përdorur 8.5 kilogramë lëndë eksplozive c4 për të rrafshuar pallatin në lagjen nr.7.
Featured image of article: ‘I vetmi apartament që kam!’/ IKMT shkatërron brenda pak sekondash pallatin e zv.ministres së Brendshme. Ja momenti i shpërthimit Rovena Voda dhe pallati i shembur

DURRËS– Një pallat 6 katësh në Durrës, në pronësi të zv/ministres së Brendshme, Rovena Voda është hedhur në tokë me shpërthim të komanduar.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kanë hapur 350 vrima dhe kanë përdorur 8.5 kilogramë lëndë eksplozive c4 për të rrafshuar pallatin në lagjen nr.7.

Godina, në të cilën banonte edhe zv.ministrja Voda u dëmtua shumë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pas ekspertizës së bërë nga inxhinierët rezultoi se paraqiste rrezikshmëri për të banuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas lajmit për prishjen e tij disa ditë më parë, reagoi edhe Voda, e cila u shpreh se apartamenti është e vetmja banesë që ka, ku jeton bashkë me 6 anëtarët e tjerë të familjes. Megjithatë ka shtuar do ta respektojë ligjin dhe do të lejojë prishjen e banesës së saj.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment