Rajoni

I vetëm dhe i gjunjëzuar para kryqit, Papa Françesku ulet në sheshin e Shën Pjetrit dhe lutet për botën

Pamje të trishta janë publikuar nga mediat vendase ku në shesh shihet vetëm Papa në shoqërinë e kryqit të Jezusit.
Featured image of article: I vetëm dhe i gjunjëzuar para kryqit, Papa Françesku ulet në sheshin e Shën Pjetrit dhe lutet për botën PAPA
Përditësuar:

TALI-Teksa e gjithë  bota është në krizë për shkak të koronavirsit Papa Françesku, ditën e sotme është lutur për të gjithë botën në sheshin  e boshatisur  të Shën Pjetrit. Pamje të trishta janë publikuar nga mediat vendase ku në shesh shihet vetëm Papa në shoqërinë e kryqit të Jezusit.

Papa

Para se virusi vdekjeprurës të izolonte botën në këtë shesh mijëra besimtarë mblidheshin dhe luteshin përpara kryqit të shenjtë, ndërsa sot është parë vetëm Papa duke u drejtuar tek Jezusi dhe sigurisht në këtë kohë lutja do të shkonte vetëm për zhdukjen e kësaj fatëkeqësie.

Papa

Ky kryq që konsiderohet si mrekullibërës është hequr përkohësisht nga Kisha e San Marcelos së Kryqit, për t’u instaluar në sheshin e Shën Pjetrit, nga ku Papa Françesku drejtoi sot lutjen Urbi et Orbi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Papa

Ndërkohë edhe në Europë, gjendja nuk është e mirë pasi përhapja vazhdon ende me të njëjtën shpejtësi. Bllokimi i pjesshëm në Gjermani do të vazhdojnë edhe për pak kohë. Italia dhe Spanja vijojnë më shifra të frishme të vdekurisht çdo ditë. Deri më tani Italia ka shënuar 86,498të infektuar.

 (A.K.Dosja.al)

Shto Koment