Aktualitet

“I vëllai i thoshte se kishte të dashur”/ Babai i Manjola Cukut zbardh sherrin: Ja pse dhëndri më vrau vajzën

Babai i viktimës, Kadri Lika ka thënë se sherri mes vajzës së tij dhe Lulzim Cukut kishte ndodhur për shkak të vëllait të këtij të fundit.
Featured image of article: “I vëllai i thoshte se kishte të dashur”/ Babai i Manjola Cukut zbardh sherrin: Ja pse dhëndri më vrau vajzën Manjola Cuku dhe Lulzim Cuku

Durrës- Kadri Lika, babai i Manjola Cukut, e cila u vra nga burri saj, Lulzim Cuku më 2 shkurt të këtij viti në fshatin Xhafzotaj të Durrësit, ka treguar se shkak i sherrit mes çifit ishte bërë vëllai i dhëndrit.

Kadri Lika ka deklaruar për mediet se sherri mes vajzës së tij dhe Lulzim Cukut kishte ndodhur prej vëllait të këtij të fundit, pasi ai bashkë me familjen kërkonte të shpërngulej nga Dibra në banesën e Lulzim Cukut në Durrës. Sipas tij Manjola Cuku refuzonte të linte shtëpinë, kurse i vëllai nxiste Lulzim Cukun duke i thënë ta merrte në Greqi si dhe duke shpikur edhe gënjeshtra për të, se ajo kishte një të dashur në Xhafzotaj.

Rrëfimi Kadri Lika

”Ai ishte çun i mirë, punonte, e kam njohur në Greqi. Më pas erdhi njëherë në shtëpinë time, i pëlqeu goca ime, që atëhere sapo kishte mbaruar shkollën 9- vjeçare. Kishin domethënë 12 vite diferencë bashkë. Ranë dakord, ndejtën 3 vite fejesë. Bënë dasmën. Rrinte tek i vëllai në Peshkopi se nuk kishte në shtëpi. Më pas 8 vite vajza ndejti në shtëpinë time. Ky punonte në Greqi se nuk kishte shtëpi të vetën. Më pas mori shtëpi në Durrës, ishte e vjetër, e prishi të vjetrën, bëri të re. Prej 4 vitesh goca ime jetonte në Durrës. Ky e bëri shtëpinë që mos kthehej më në Greqi.

Goca punonte parukeri në katin e parë të shtëpisë. Ky vazhdonte të punonte në Greqi se thoshte unë s’mund të punoj këtu se jam mësuar me shumë para. Do të hapte klub këtu, por vazhdoi aty. Unë i thashë që ke kohë që je larg familjes, kur do e shijosh jetën me familjen. Shkaku i krimit ka qenë vëllai i vet që qëndron në Peshkopi. I erdhën dy fëmijët me shkollë në Durrës me qera, dhe se si ia mbushi mendjen të vëllait se ‘po rri unë nja 4-5 vite në shtëpinë tëndë’. Gruaja e saj ishte rrobaqepëse, dhe thoshte që parukerinë do e bënte rrobaqepësi. Goca ime i tha jo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tani vëllai i tij i thoshte që ‘ore mos ka ndonjë këtej kjo që nuk të vjen mbrapa ty’. Nejse, ramë dakord, i thashë gocës do shkosh në Greqi. Ramë dakord, le të mbarojnë kalamajtë shkollën dhe i thashë dhëndrit duan kohë letrat. Se unë e di si bëhet bashkimi familjar në Greqi, do e pakta një vit. Më thoshte do i lë në mes shkollën, se shkollën fëmijëve ia marr me lek. Këto dy muaj vajza më ka thënë që kishte probleme, dhe madje ka tentuar para vitit të ri ta theri me thikë por ishte vajza e madhe që e ndali”, tha Kadri Lika në  një intervistë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 shkurt në Xhafzotaj të Durrësit. Çifti Lulzim dhe Manjola Cuku kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, përkatësisht të moshës, 2, 7 dhe 10 vjeç. 45 -vjeçari shkonte herë pas here në Greqi, ku punonte si emigrant. Familja njihet edhe me mbiemrin Lika. Ata janë me origjinë nga Dibra dhe prej vitesh jetonin në Durrës.

J.V/Dosja.al

Shto Koment