Sport

I vë flakën vetes, tifozja iraniane zgjedh të vdes sesa të dënohej me burg

Sahar Khodayari, vetëm 29-vjeç ka tronditur të gjithë iranin ka qytetarët e thjeshtë deri tek zyrtarët e lartë, pasi i vuri flakën vetes në stadium.
Featured image of article: I vë flakën vetes, tifozja iraniane zgjedh të vdes sesa të dënohej me burg Foto ilustruese

IRAN-  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Iran, ku si shkak i rregullave mjaft të forta të këtij vendi, një grua ka marrë vendimin drastik për jetën e saj, duke i vënë flakën.

Ajo është maskuar si burrë në mënyrë që të mos kishte probleme për të parë një ndeshje futbolli në stadium, por pasi është kuptuar për veprimin që ka bërë  ajo i ka vënë flakën trupit të saj vetëm që të mos rrezikonte një dënim më shumë se 6  muaj burg. 29 vjeçarja iraniane kishte pësuar djegie në më shumë se 90% të trupit të saj, prandaj dhe nuk ka mundur tu mbijetojë dhimbjeve.

Lajmi i hidhur është  bërë i ditur nga disa media iraniane.

Sahar Khodayari, vetëm 29-vjeç ka tronditur të gjithë iranin nga qytetarët e thjeshtë deri tek zyrtarët e lartë.

Rasti i rëndë ka ndodhur në momentin kur FIFA po busedonte  me autoritetet iraniane për mos zbatimin e këtij ligji kundër femrave që e donin futbollin dhe dëshironin të merrnin pjesë në stadiume.

Ky ishte një ligj i vendosur që në vitin 1979 nga Revolucioni Islamik në Iran në vitin 1979.

Ndërkoëhë FIFA kërkon që kjo çështje të marrë fund para datës 10 tetorit, kohë në të cilën Irani pret Kamboxhën në ndeshjen e parë në shtëpi në eliminatore për Botërorin 2022.

Burimi: Reuters

A.C/Dosja.al

Shto Koment