Aktualitet

I vdiq nusja në shtratin e martesës, Olsi Hajdari merr vesh lajmin e kobshëm dhe del nga spitali: Na helmoi mangalla e prushit

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë të ndarjes nga jeta të 19-vjeçares. Ai ka marrë vesh lajmin e kobshëm në prani të psikologes dhe me par ka dhënë dhe dëshminë e tij dhe ka hedhur poshtë pistën e vëtëhelmimit. 
Featured image of article: I vdiq nusja në shtratin e martesës, Olsi Hajdari merr vesh lajmin e kobshëm dhe del nga spitali: Na helmoi mangalla e prushit Rezarta Xibrraku dhe Olsi Hajdari

LIBRAZHD – Olsi Hajdari ka dalë nga spitali dhe tashmë ndodhet pranë familjes së tij në fshatin Xhyrë të Librazhdit. Ai  është në gjendje të mirë shëndetësore, por gjendja e tij psikologjike është e rënduar pas humbjes së bashkëshortes, Rezarta Xibrraku.

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të hedhë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë të ndarjes nga jeta të 19-vjeçares. Ai ka marrë vesh lajmin e kobshëm në prani të psikologes dhe me par ka dhënë dhe dëshminë e tij dhe ka hedhur poshtë pistën e vëtëhelmimit. 

Sipas informacioneve mësohet se ai ka ngritur dyshime se e gjitha mund të ketë ndodhur nga çlirimi i gazit nga ngrohja që kishin në dhomën e gjumit, mangall me prush. Mësohet se pasi kanë ngrënë darkë më prindërit e Olsit, çifti kanë marrë mangall me prush, e kanë vendosur në dhomë dhe kanë rënë të flenë gjumë. Prej këtij momenti, Olsi Hajdari thotë se nuk mban mend asgjë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Olsi dhe Rezarta Hajdari u helmuan në shtëpinë e tyre në fshatyn Xhyrë të Librazhdit. 19-vjeçarja që vetëm pesë ditë më parë kishte veshur fustanin e bardhë u gjet pa shenja jete, ndërsa 27-vjeçari u dërgua në spitalin e Librazhdit. Fillimisht u raportua si vetëhelmim, ndërsa pista tjetër ku kanë nisur hetimet është se mund t’i ketë helmuar dikush me fostoksinë. Policia dhe Prokuroria ende po hetojnë për rastin, pasi deklaratat e të afërmeve janë kontradiktore dhe ngjallin dyshime. 

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “I vdiq nusja në shtratin e martesës, Olsi Hajdari merr vesh lajmin e kobshëm dhe del nga spitali: Na helmoi mangalla e prushit

  1. Doktoret deklaruan qe vdekja u shkaktua nga fotoksina. Mjere ne per "mjeket" qe kemi.

Shto Koment