Shqipëria 14 vite në NATO, presidenti Begaj: Krenarë!
1 Prill, 09:18
Shqipëria 14 vite në NATO, Amba...
Aktualitet
I vdiq djali në kopësht, flet nëna e 3-vjeçarit: Më thanë që ishte gjallë, pastaj…
10 Janar 2022, 09:11Nga DOSJA
FIER – Flet nëna e 3-vjeçarit, i cili u mbyt tre ditë më parë në një kopësht privat në qytetin e Fierit. E tronditur për atë që ka ndodhur, e ëma e fëmijës është shprehur se ajo ka qenë personi i parë që kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë se çfarë kishte ndodhur.
Sipas saj, fillimisht i kanë thënë se i biri ishte mbytur me litarin e bluzës dhe se ishte në gjendje të mirë, madje edhe ishte përmendur, por kur ka shkuar në spital, i kanë thënë se ishte në sallën e operimit. Më tej deklaron se kur u kishte kërkuar që të hynte në sallë, i ka thënë doktori se fëmija kishte ardhur pa shenja jete.
“Më kanë marrë mua të parën në telefon dhe më kanë thënë është mbytur me litar të bluzës dhe më kanë thënë është në gjendje të mirë dhe është përmendur dhe kur unë kam vajtur në spital më kanë thënë është në sallë të operimit. Në momentin që unë u kam thënë pse është futur në sallën e operimit, doktori ka ardhur dhe më ka thënë se fëmija ka ardhur pa jetë. Presidenti i kopshtit ka tënë që ka kamera në çdo cep, dhe ku shkuam dje tha që ka 6 kamera, nuk ka mundësi që djali 15 kg të varet në ato kapëse’, tha nëna e 3-vjeçarit që vdiq në kopshtin privat në Fier, Donalda Kodheli.
TIRANË – Policia e Shtetit ka goditur një rast të trafikut të klandestinëve, duke vënë në pranga tre persona. Mësohet se të arrestuarit janë Isuf Dur...
TIRANË – Konfindustria ka reaguar pas skandalit të publikimit të listave me pagat dhe targat e automjeteve personale të qytetarëve shqiptarë, mes të cilëve...
TIRANË– Punimet e rehabilitimit në aksin Qafë Kashar-Rinas kanë nisur dhe pritet që të zgjasin 7-10 ditë në varësi edhe të kushteve atmosferike. Auto...
Ndonëse Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes fushatave të ndryshme ekspozon një kryeqytet të gjelbër, në fakt po ndodh e kundërta. Bashkia e dre...
GREQI – Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, i cili është kapur teksa kalonte ilegalisht në territorin grek, duke ecur në këmbë, ndërsa në &cce...
BURREL-Një person ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pasi është përfshirë në një aksident në fshatin Cerujë të Klosit. Mësohet se mjeti ka përfunduar në greminë...
GREQI– Drejtori i Institutit të Gjeodinamikës, profesori Akis Tselentis, ka deklaruar se tërmeti i mbrëmjes së djeshme ishte kryesori.Duke komentuar ecuri...