Politike

I ulur në një kafene! Fatbardh Kadilli shpall kandidimin për kreun e Partisë Demokratike

VIDEO
Kadilli tha gjatë deklaratës për mediat se PD-ja i mbylli derën e selisë.
Featured image of article: I ulur në një kafene! Fatbardh Kadilli shpall kandidimin për kreun e Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli

TIRANË– Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka shpallur kandidaturën e tij për të qenë kryetar i kësaj partie.

Ai dha një konferencë për mediat nga një kafene në perfideri të Tiranës, pasi nuk u lejua që të hynte në selinë e PD-së. Kadilli tha gjatë deklaratës për mediat se PD-ja i mbylli derën e selisë.


“Doja që këtë komunikatë ta bëja nga ambientet e Partisë Demokratike. Për këtë arsye kërkova leje tek zyra e shtypit. Nuk doja që të hyja në shtëpinë time me të shtyrë dhe me zor. Por, mu refuzua dhe PD-ja më mbylli derën e selisë.Nuk kam pasur hakmarrje as një 2013 as në 2017. Por kur shoh një dështim të përsëritur. Kur dështon në një rrugë dhe përdor të njëjtën rrugë për të dështuar.Zgjedhjet certifikohen në procesin ligjor, në asnjë rast nuk kam parë ndonjë pretendim serioz për manipulim të zgjedhjeve”,- tha Kadilli.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo deklaratë vjen pas protestave që po zhvillohen ditët e fundit në lidhje me largimin e Bashës nga PD-ja, pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

(A.B)/Dosja.al

Një Koment në “I ulur në një kafene! Fatbardh Kadilli shpall kandidimin për kreun e Partisë Demokratike

  1. Bravo Kardilli lufat fillohet nga periferia dhe mberrin ne qender,por kur te mberrish ti ne qender noc rrokun ke me gjet. Shikohu ne pasqyr njeher pastaj kerko per kryetar,jo pasqyra nga ato te kavajes por ato te importit se ke per te pare trecepshin si te tao taos,suksese ne jete

Shto Koment