Aktualitet

I ‘tmerrshmi i Sukthit’ dhe shoferi, makina iu bë shoshë nga plumbat, kush e shoqëronte prokurorin Ndoja në momentin e atentatit (VD)

Mësohet se në momentin që është qëlluar me armë zjarri ndaj makinës tip “Benz” me targa AA 333 ZD, prokurori ka qenë me shoferin e tij Andi Maloku dhe një tjetër person të identifikuar si Alkesandër Laho. 
Featured image of article: I ‘tmerrshmi i Sukthit’ dhe shoferi, makina iu bë shoshë nga plumbat, kush e shoqëronte prokurorin Ndoja në momentin e atentatit (VD) Landi Muharremi dhe Arjan Ndoja
Përditësuar:

DURRËSDosja.al ka zbardhur detaje të reja rreth atentatit që iu bë pasditen e sotme prokurorit Arjan Ndoja. Mësohet se në momentin që është qëlluar me armë zjarri ndaj makinës tip “Benz” me targa AA 333 ZD, prokurori ka qenë me shoferin e tij Andi Maloku dhe një tjetër person të identifikuar si Alkesandër Laho.

Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi. Ai është një person me precendetë penalë i quajtur si ‘i tmerrshmi i Sukthit’ dhe ka marrë pjesë në rrahjen e biznesmenin Fadi Mitri, ngjarje e ndodhur në vitin 2016.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Laho dhe Ndoja ndodhen në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi Maloku është në gjendje kritike në Spitalin e Traumës pasi ka marrë një plumb në gjoks.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment