Aktualitet

‘E bëmë për nderin e familjes…’/ Vëllezërit Shera pranojnë vrasjen e taksistit 71-vjeçar, dëshmia: Na ngacmoi të afërmen, e kishim përzënë edhe nga shtëpia, por…

  • Ekzekutimi i taksistit Abdulla Budlla në Prezë, arrestohen dy vëllezërit
  • ME FOTO: U vra për “nder”, familjarët e taksistit të vrarë e vajtojnë, i vendosin lule në fuçi
  • Si Saimiri dhe Arsili kishin shkuar për ta takuar Budllën, duke i kërkuar gjithashtu që të hiqte dorë nga e afërmja e tyre, duke u shprehur se të dy ishin përpjekur që ta 'shuanin' konfliktin. Megjithatë edhe pas konfliktit fizik, i moshuri kishte vijuar me pahijshme, duke bërë që dy vëllezërit të ndërmerrnin aktin ekstrem.
    Featured image of article: ‘E bëmë për nderin e familjes…’/ Vëllezërit Shera pranojnë vrasjen e taksistit 71-vjeçar, dëshmia: Na ngacmoi të afërmen, e kishim përzënë edhe nga shtëpia, por…

    TIRANË– Dy vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera kanë pranuar vrasjen e taksistit 71-vjeçar, Abdulla Budlla. Në dëshminë e tyre në Polici, ata kanë bërë me dije se me të moshuarin kishin pasur konflikte pak kohë më parë pasi ai kishte kryer veprime të turpshme ndaj të afërmes së tyre.

    Si Saimiri dhe Arsili kishin shkuar për ta takuar Budllën, duke i kërkuar gjithashtu që të hiqte dorë nga e afërmja e tyre, duke u shprehur se të dy ishin përpjekur që ta ‘shuanin’ konfliktin. Megjithatë edhe pas konfliktit fizik, i moshuri kishte vijuar me pahijshme, duke bërë që dy vëllezërit të ndërmerrnin aktin ekstrem.

    Në dëshminë e tyre, vëllezërit Shera kanë treguar me detaje sesi e kishin planifikuar vrasjen dhe se për të shkuar në vendin e punës së 71-vjeçarit, kishin marrë një makinë me qera për ta përdorur gjatë vrasjes.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    U përpoqëm që ta zgjidhnim konfliktin, i kishim kërkuar të hiqte dorë nga e afërmja. Pak kohë më parë ishim konfliktuar fizikisht me 71 vjecarin. Ka ngacmuar dhe ka kryer veprime te pahijshme ndaj një të afërme të familjes sonë, kishim tentuar disa herë ta bënim të arsyetonte, të mos shkonte më në banesë kur djemtë e kësaj familje nuk ishin aty. I kemi kërkuar të mos na binte më në qafë, për nderin e familjes. U përpoqëm të bisedojmë e kishim përzënë edhe nga shtëpia. Por ai nuk hoqi dorë. Jemi ndjerë të detyruar të bënim këtë akt ekstrem. Morëm një makinë me qira, që e përdorëm gjatë vrasjes”,- kanë deklaruar ata në Polici pas arrestimit.

    Abudlla Budlla, 71 vjeç baba i 3 djemve dhe 1 vajze u ekzekutua pasditen e 3 gushtit në zonën e Fushë Prezës në aksin që lidhet me aeroportin e Rinasit,ku edhe ishte parkuar me mjetin e tij si çdo ditë punë. Ndaj tij u afrua një mjet tip “Volkswagen”, dhe qëlloi me breshëri disa herë duke e lënë të vdekur në vend.

    (k.m./dosja.al)

    Shto Koment