Rajoni

I shtruar në spital nga koronavirusi, mjeku italian tregon gjendjen shëndetësore të Berlusconit: Rrezikon por…

Sipas Zangrillos, Berlusconi është në një gjendje të qëndrueshme dhe nuk është duke marrë oksigjen pasi është i aftë që të marrë frymë në gjendje të pavarur. Por ai shton se 84 vitet e ish-kryeministrit dhe problemet e mëparshme shëndetësore me mushkritë "kërkojnë kujdes absolut". 
Featured image of article: I shtruar në spital nga koronavirusi, mjeku italian tregon gjendjen shëndetësore të Berlusconit: Rrezikon por… Alberto Zangrillo

ITALI– Silvio Berlusconi, ish-kryeministri i Italisë prej disa ditësh është shtruar në spital pasi është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Mjeku i tij Alberto Zangrillo ka dalë në një konferencë për shtyp dhe ka bërë me dije detaje nga jeta e politikanit.

Sipas Zangrillos, Berlusconi është në një gjendje të qëndrueshme dhe nuk është duke marrë oksigjen pasi është i aftë që të marrë frymë në gjendje të pavarur. Por ai shton se 84 vitet e ish-kryeministrit dhe problemet e mëparshme shëndetësore me mushkritë “kërkojnë kujdes absolut”. 

“Silvio Berlusconi u shtrua në spital sepse ai është një pacient në rrezik por situata është e qetë dhe ngushëlluese. Unë e konsiderova të përshtatshme për ta shtruar në spital. Regjimi i tij është normal. Pacienti nuk është i intubuar, ai merr frymë në mënyrë spontane. Unë jam optimist për ditët e ardhshme. Nuk ishte e lehtë që ta bindja që të vinte në spital, por iu desh t’i premtoja se do të kthehej sërish. Gjendja shpirtërore e Silvio Berluskonit nuk është më e mira. Por edhe imja gjithashtu,”-tha Zangrillo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më 2 shtator “Forza Italia”, përmes një deklarate zyrtare dha lajmin se Silvio Berlusconi është i infektuar me COVID-19.  Me koronavirus është infektuar edhe shoqëruesja e ish-kryeministrit, Marta Fascina.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment