Kuriozitete

I shtrirë dhe me trurin e tij të hapur, muzikanti i bie violinës gjatë operimit / Video

Kjo video ka bërë xhiron e rrjetit në të tërë botën, dhe është diçka aq sa unike dhe mbreslënëse për t'u parë.
Featured image of article: I shtrirë dhe me trurin e tij të hapur, muzikanti i bie violinës gjatë operimit / Video

MINESOTA- Muzikanti  i njohur Roger Frisch,  çudit publikun në mbarë botën, teksa shfaqet në videon gjatë operimit të tij, duke i rënë violinës.

Në vitin 2009, Roger kuptoi se duart e tij po dridheshin në mënyrë të çuditshme, duke dëmtuar kështu performancën e tij në skenë.

Muzikanti ishte një violinist profesionist për rreth 40 vite, dhe kishte mbajtur shfaqje kolosale në të tërë botën.

Për një njeri më një karrierë tjetër, dridhja e duarve nuk do të ishte ndonjë problem edhe aq i madh.

Por për violinistin profesionist, ajo mund të shënonte përfundimin e karreriës së tij.


Roger i’u nënshtrua disa testeve mjekësore, ku zbuloi se vuante nga një çrregullim nervor i quajtur ‘dridhje esenciale’.

Mjekët i thanë se kjo nuk ishte  një sëmundje për t’u shqetësuar, por nëse muzikanti do të donte ti eleminonte dridhjet në duart e tij, atëherë ai duhej ti nënshtrohej një operacioni kirurgjik në trru.

Operacioni kishte për qëllim stimulimin e thellë të trurit, ku gjatë kohës që pacienti ishte i vetdijshëm, truri i tij do të hapej dhe në të do të futeshin disa impulse elektrike që do të stimulonin disa pjesë të veçanta të trurit.

Kjo lloj ndërhyje përdoret për të kuruar sëmundjen e Parkinsonit, depresionin madhor, sëmundjen e Tourette, si dhe dhimbjet dhe dridhjet kronike.

Pikërisht gjatë kryerjes së kësaj ndërhyrjeje, muzikanti teksa ndodhej i shtrirë në sallën e operimit, më trurin e tij tërësisht të hapur, dhe me kirurgët që po punonin në të, Roger shihet teksa fare i qetë mban violinën e tij në dorë, dhe luan me të një melodi pothuajse perfekte.

Kjo video ka bërë xhiron e rrjetit në të tërë botën, dhe është diçka aq sa unike dhe mbreslënëse për t’u parë.

Ajo që vihet re, përveç pasionit të çmendur të muzikantit, është se duart e tij pothuajse nuk dridhen më aspak, edhe pse ai është ende duke u operuar dhe asgje nuk është finalizuar.

Sot, violinisti është ende duke luajtur në skenat më të mëdha në botë, si një nga profesionistët më të aftë të skenës.

Burimi:Gigadgets

E.C/Dosja.al

Shto Koment