Berisha nxjerr emrat e kandidatëve për Kryesinë e PD, 'suprizë' Ina Zhupa
Sali Berisha TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka publikuar 47 emrat për anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike. Emrat...
Sali Berisha TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka publikuar 47 emrat për anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike. Emrat...
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka depozituar një projekt-rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë për të...
Foto ilustruese TIRANË- Mbaron mbledhja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike. Në takimin e sotëm, i cili ka ni...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Parisit, bashkë me gruan dhe djalin për të parë në stadium ndeshjen e ...
TIRANË– Bismesmeni 35-vjeçar, i cili ka vendosur që të flaës për grupin hetimor, dy muaj pasi i shpëtoi një atentati me eksplozivin që iu vendos poshte makinës që kishte parkuar në Kamëz. Dosja.al ka mësuar se vetë i penduari ka rrëfyer se e vetmja pistë për të cilën dyshon se kanë dashur t’i marrin jetën është për shkak të vrasjes së Eri Zefit, të riut që u nxorr në pritë nga shoku i fëmijërisë, Mikel Alia, i cili tashmë ndodhet pas hekurave.
Ai nuk ka preferuar të japë emra, por ka thënë se me një prej të akuzuarve për vrasjen e Zefit, ai ka lidhje dhe për këtë arsye, mund të jetë vënë në shënjestër.
“E vetmja për të cilën dyshoj se mund të ketë ndodhur është vrasja e shtetasit Eri Zefi, për shkak të lidhjeve që kam me një prej të akuzuarve për këtë ngjarje,”- ka thënë ai.
Por kush është Eri Zefi dhe u nxorr në pritë nga miku i fëmijërisë?
Në tetor të vitit 2019, Zefi u thirr nga miku i tij Mikel Alia dhe u nxorr në pritë në një kanal në Zall Xhuxhë pranë Rrugës së Kombit ku u vra me gjashtë plumba. Eri Zefi ishte ngujuar prej një viti. Ai ishte në gjak dhe i ruhej një gjakmarrjeje të mundshme pasi vëllai i tij Ndue Zefi në muajin shkurt të vitit 2019 vrau fqinjin e tij Martin Ndreca. Pas këtij krimi, 34 vjeçari ishte ngujuar në banesë dhe vetëm një person i besueshëm mund ta nxirrte nga aty. I besuari dyshohet të ketë qenë pikërisht Mikel Alia, shoku i fëmijërisë, i cili i ka thënë 34-vjeçarit se kishte gjetur një punë të mirë.
“Eja se do marrin ca hashash, kam një punë të mirë,”- mësohet t’i ketë thënë Alia duke këmbëngulur për ta nxjerrë nga shtëpia pasditen e kobshme.
Të dy kanë hipur në një makinë dhe janë nisur për Zall Xhuxhë, por në momentin që kanë dalë nga automjeti u janë afruar dy persona të paidentifikuar. Duke përfituar nga errësira ata kanë ushtruar dhunë ndaj Zefit dhe me pas e kanë ekzekutuar me 6 plumba. Katër i mori në kokë 34-vjeçari, ndërsa dy të tjerët në gjoks. Më pas viktimën e hodhën 50 metra larg Rrugës së Kombit, në një kanal.
Eri Zefi ishte i martuar me një grua turke dhe vetëm katër muaj para se 34-vjeçari të ekzekutohej kishte sjellë në jetë djalin e tyre të parë. Nazli Zefi 25-vjeçe ka rrëfyer se burri i saj e kishte shok të ngushtë Martin Ndrecën, që vrau i vëllai dhe se Zefi i trembej hakmarrjes pas këtij krimi. Tashmë Mikel Alia është pas hekurave edhe pse nuk ka pranuar të ketë lidhje me krimin në fjalë.
Nuk dihet nëse është Alia ai që ka njohje me Menën.
Si ndodhi atentati në Kamëz ndaj Gjon Menës?
Gjon Mena ra pre e atentatit në muajin shkurt të këtij viti në Kamëz. Në makinën që kishte parkuar në një nga rrugët e Kamzës, vëllezërit Jamaku të paguar nga Gjergj Cukali, kishin vënë një eksploziv. Eksplozivi shpërtheu para se Gjon Mena të futej në makinë, duke bërë që 35-vjeçarit t’i shpetohej jeta për pak sekonda. Ai u plagos në të dyja këmbët e ra në tokë. Më pas u dërgua në spital ku mori mjekimin e nevojshëm.
Në lidhje me këtë attentat është vënë në pranga Gjergj Cukali, në rolin e organizatorit dhe dy vëllezërit Jakimi, Enver dhe Edmond të cilët u paguan për të kryer punën.
Fillimisht Cukali u kishte dhënë 10 mijë euro që vëllezërit të blinin një makinë të llojit “Fiat” për të ndjekur shënjestrën dhe më pas për të vendosur eksplozivin poshtë mjetit të tij. Ndërsa 30 mijë euro të tjera do t’i merrnin pasi të kryenin ‘punën’. Pasi u arrestuan, Enver Jakimi u bë i penduari i drejtësisë dhe zbërtheu të gjithë planin. Pas dëshmisë së tij u zbulua edhe depoja e armëve në Tiranë në pronësi të Sokol Xhurës, i cili tashmë është shpallur në kërkim.
(f.m/Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka deklaruar se së shpejti, në vendin tonë pritet të lirohen më tej masat anti-COVID.I ftuar n...
MIRDITË– Zjarri i cili nisi ditën e djeshme në malet e Mirditës, vijon ende sot. Mësohet se përgjatë këtyre 24 orëve flakët kanë shkaktuar dëme të më...
TIRANË– Një detaj në dukje i parëndësishëm i ka shpëtuar jetën biznesmenit të penduar, në muajin shkurt të këtij viti, në atentatin që iu bë në Kamëz. Buri...
VLORË- Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Vlorë. Mësohet se një person 78-vjeçar me iniciale M.K është gjetur i pajetë në banesën...
TIRANË– Grabitja e 30 milionë lekëve të vjetra tek Rruga e Kavajës 6 ditë më parë është zbardhur tashmë nga Policia pas zbulimit të autorëve dhe kapjes së ...
TIRANË– Ditën e sotme u zbulua se makina e cila u gjet e djegur në Krujë është e vëllait të Eljon Hysës. Hysa nuk është emër i panjohur pasi në vitin 2018 ...
Ditën e djeshme janë përcjellë për në banesën e fundit tre viktimat e familjes Haliti, të cilët humbën jetën në mënyrë tragjike pas konsumit të kërpudhave që ki...
KRUJË– Makina e cila u gjet mbrëmjen e djeshme e djegur në Krujë, është në pronësi të vëllait të Eljon Hysës, i cili është vrarë dhe groposur në Nikël në v...
LUSHNJE– Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjës, aty ku një mjet tip “Ford” ka përplasur një grua, e cila po kalonte rrugën.Mësoh...