
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur emrat e dy personave që akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, aktivitet që zhvillohej në një qendër masazhi në “Don Bosko”.
Mësohet se pronari që është shpallur në kërkim është 23-vjeçari Ernest Shkreli.
Ndërsa menaxheri i qendrës së masazheve është 28-vjeçari Kliton Shuli. Të dy të rinjtë, rekrutonin vajza nga rrjetet sociale dhe i shfrytëzonin seksualisht në qendrën e masazhit. Katër vajza që punonin në këtë qendër janë proceduar penalisht.
(f.m/dosja.al)