Aktualitet

I shpallur në kërkim për lëndë narkotike dhe mbajtje armësh dhe municionesh, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

I kërkuari me inicialet G.Ç, banues në Fushë-Krujë, i ishte caktuar masa e sigurisë arrest me burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.
Featured image of article: I shpallur në kërkim për lëndë narkotike dhe mbajtje armësh dhe municionesh, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

DURRËS– Një 30-vjeçar ka rënë në pranga të policisë pasi ishte i shpallur në kërkim. I kërkuari me inicialet G.Ç, banues në Fushë-Krujë, i ishte caktuar masa e sigurisë arrest me burg për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin G. Ç., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment