
TIRANË– Sehar Xhenje, 24 vjeç, i shpallur në kërkim si një nga përsonat që kanë marrë pjesë në atentatin ndaj Taulant Pepajt, ka treguar se ndodhet në Itali. Në një video-komunikim për emisionin “Uniko”, Xhenje tregoi se ishte në fshatin Alba të Torinos, teksa shtoi se ai nuk ka asnjë lidhje me atentatin për të cilin akuzohet.
Xhenje tha se nuk ka qenë në Shqipëri në momentin që ndodhi atentati, pasi është larguar nga vendi që në muajin janar. I akuzuari shtoi se është i gatshëm të vijë në Shqipëri të përballet me akuzat, pork a një kush me shtetin shqiptar.
“Besoj shteti shqiptar nuk i ka këto vila, këto shtëpi…Dallohet pamja. Torino, Alba, fshat i Torinos. Jam i gatshëm të vij në Shqipëri të përballem, me një kusht, në qoftë se mua ma jep me firmë shteti shqiptar që ty të kthejmë edhe njëherë në Itali ku je, jam i gatshëm që në nesër vij edhe më me më prit Policia e Shkodrës, të më presin në Rinas, të futen deri tek avioni. Në qoftë se ma garantojnë, në qoftë se s’ma garantojnë unë s’jam i gatshëm. S’kam të ardhme në Shqipëri, nuk kam çfarë të bëj në Shqipëri, unë për këtë punë kam ikur nga Shqipëria. S’e di kush mund t;ja ketë bërë atentatin Pepajt, nuk kam idejeni,”- tha Xhenje.
Dje policia shpalli zyrtarisht në kërkim Xhenjen, vëllanë e tij dhe një 31-vjeçar me inicialet E.H., për atentatin ndaj Pepajt. Të tre akuzohen se kanë qëlluar tre herë në drejtim të Taulant Pepajt, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 21 shkurtit. Ngjarja përfundoi pa të lënduar.
(f.m/dosja.al)