Politike

I “shpalli luftë” pak kohë më parë, Maliqi paralajmëron fundin e Ramës: Hiqesh Sulltan, por do përfundosh si hajvan

Deputeti Lefter Maliqi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se nuk i ka mbajtur premtimet, duke e zhytur vendin në varfëri dhe duke bërë që shqiptarët të largohen.
Featured image of article: I “shpalli luftë” pak kohë më parë, Maliqi paralajmëron fundin e Ramës: Hiqesh Sulltan, por do përfundosh si hajvan Lefter Maliqi dhe Edi Rama

TIRANË- Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Maliqi e ka akuzuar Ramën si gënjeshtar, duke shtuar se nuk i ka mbajtur premtimet për plegalizimet, shëndetësinë falas, hapjen e vendeve të punë, dhe rritjen e pagave. Ndër të tjera, deputeti shkruan, se për shkak për premtimeve të pambajtura të kreyeministri, vendi është zhytur në varfëri, shqiptarët janë larguar. Gjithashtu Maliqi ka paralajmëruar fundin e Ramës, duke thënë se do të ikë si hajvan.

Postimi i plotë

Karnavali Rilindas në qiellin e shtatë me aktrim, mashtrim e tradhti… Një thënie e vjetër angleze (mqse Ramziu dhe Vuçiç kishin këshilltar ish Kryeministrin Anglez Tony Blair për ndarjen e kufijve Kosovë-Serbi në bashkëpunim me Thaçin) për mashtruesit thotë; Liar Lian pants on fire; duket se i përshtatet E(d)Ramës në shqip; gënjeshtar o gënjeshtar të morën poturet zjarr. Karnavali Rilindas, me poturet magjepsëse, Tepsinë, timonin, premtimet për legalizime dhe shëndetësi falas, rend për 100 ditë, 300 mijë vende pune, rritje pagash, investime, ulje taksash etj, u duk në fillimet e veta më modern se edhe vete aparencat e tij. Por si tek përralla e Andersenit; mbreti lakuriq, poturet nuk i sollën fat… Çpopullimi, varfëria, pasiguria, papunësia, krimi, korrupsioni, droga, babëzia, zaptimi i institucioneve, zgjedhjet moniste lokale, vendi pa gjykate kushtetuese dhe të larte, përçarja e shqiptareve, studenteve, artisteve, gazetareve, burgosja e të varfërve, rritja e taksave, dyfishimi i borxhit publik, paniku, terrori në popull, parlamenti i kapur, shembja e Teatrit Kombëtar, pasurimi i Oligarkëve e bandave, shthurja dhe amoraliteti qeveritar dhe i administratës Rilindase , u shoqëruan nga vjedhjet e Ikonave, milionat e eurove, qejfet, mëkatet, mallkimet, tradhtia, pabesia, amoraliteti, mosmirënjohja dhe aktrimi i pështirë. Qesh gruaja e Bilalit edhe pak, vishu si karnaval, hiqu si Sulltan, ëndërro të bëhesh Titan por përfundimin do e kesh si hajvan. Në fund të përrallës mbreti bridhte lakuriq dhe u be gazi botes, tepke si hajvani ynë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak kohë më parë, Maliqi kërcënoi Ramën, duke i thënë se disponon disa video kundër tij, të cilat do t’i bëjë shumë shpejt publike. Gjithashtu ai i shpalli luftë Ramës, duke thënë se përballja do të jetë e ashpër.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment