Aktualitet

I shkrumbuan makinën, vëllezërit e shefit të paraburgimit në Vlorë: S’ka pasur asnjë kërcënim, vetëm lavdërime. Ia kanë bërë prej detyrës

VIDEO
Ata kanë përsëritur disa herë se vëllai i tyre është shembull në detyrë dhe s’ka pasur probleme, por vetëm lavdërime dhe respekte.
Featured image of article: I shkrumbuan makinën, vëllezërit e shefit të paraburgimit në Vlorë: S’ka pasur asnjë kërcënim, vetëm lavdërime. Ia kanë bërë prej detyrës Vellezerit e Feim Alisinani

VLORË– Vëllezërit e shefit të paraburgimit në Vlorë, Feim Alisinani kanë folur llidhur me sulmin ndaj vëllait të tyre, të cilit mbrëmjen e djeshme i dogjën makinën. Sipas tyre, sulmi ndaj vëllait të tyre ka ndodhur për shkak të detyrës.

Në intervistën e tyre për gazetarin Enrik Mehmeti, ata kanë përsëritur disa herë se vëllai i tyre është shembull në detyrë dhe s’ka pasur probleme, por vetëm lavdërime dhe respekte.

INTERVISTA:

VËLLAI l: Në gjithë historinë e tij dhe karrierën që kur ka filluar mund të pyesni jo neve, por gjithë rrethin e Vlorës çfarë pozicioni ka qëndruar në shtet dhe punën personale të tij. Kaq kam unë si vëlla. Kërcënime ka pasur? Absolutisht, gjithmonë ka kryer detyrën

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

VËLLAI ll: Ska pasur asnjë problem, asnjë ves, vetëm lavdërime, respekte.

VËLLAI l: Me sa dimë ne jo. Për mua ka kryer detyrën. Për shkak të detyrës? S’mund të themi por grupe të caktuara gjithmonë dhunojnë rrobën e shtetit. Pikëpamja jonë është që rrobën e shtetit e dhunojnë, vetëm për shkak të detyrës. Që kur ka filluar sistemi edhe sot, ka kalua gjithë ky tranzicion vëllai jonë është shembull. Nuk e dimë ku ndodhet tani, ka shkuar në punë.


LAJMI KRYESOR: Thyen xhamin dhe e ‘mbushën’ me benzinë, shkrumbohet makina e kryepolicit të Paraburgimit në Vlorë. Dalin PAMJET nga ‘aksioni’ i “piromanëve”

(k.m/dosja.al)

Shto Koment