Aktualitet

‘I shkruajta Trump, nuk mu përgjigj’/ Hetem Ramadani deklaron se ka gjetur kurën kundër COVID, vuri në dijeni presidentin e SHBA-së

Hetem Ramadani ka treguar se kura e tij me farë të zezë, vaji të linit dhe mjaltë është çudibërëse, pasi sipas tij shëron Covidin ndaj dhe i ka shkruar presidentit të SHBA, Donald Trump
Featured image of article: ‘I shkruajta Trump, nuk mu përgjigj’/ Hetem Ramadani deklaron se ka gjetur kurën kundër COVID, vuri në dijeni presidentin e SHBA-së Hetem Ramadani

TIRANË– Themelues i ‘Health Revolution’, Hetem Ramadani ka deklaruar se ka gjetur kurën e duhur që i shëron njerëzit nga COVID-19.

Teksa ka qënë i ftuar në televizionin ‘ABC news’, ai ka treguar se kura e tij me farë të zezë, vaji të linit dhe mjaltë është çudibërëse, pasi sipas tij shëron Covidin ndaj dhe i ka shkruar presidentit të SHBA, Donald Trump. Ramadani e kishte vënë në dije Trump se vaksina nuk është zgjidhja, por nuk kishte marrë një përgjigje.

Unë e trajtova veten me ato që pata folur, me vitaminën C, acid dhe glutaminën. Kur e thash më 23 prill idenë, thash kjo është e imja dhe ju ndihmon. I shkruajta Trumpit, para 3-4 muaj dhe i thash që zgjidhja është gluticerina jo vaksina. Ai nuk mu përgjigj, po shkoj vet në spital dhe u kurua. Unë kam thënë një fjali para tre vjetësh se unë nuk shëroj askënd. Trupi ka një fuqi esenciale duke hequr toksinat dhe këtë e kam parë te njerëz të gjallë”, tha Ramadani.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo kurë sipas tij nuk shëron vetëm virusin por dhe sëmundje të ndryshme si kanceri në zorrën e trashë.

(A.B)/Dosja.al

2 Komente në “‘I shkruajta Trump, nuk mu përgjigj’/ Hetem Ramadani deklaron se ka gjetur kurën kundër COVID, vuri në dijeni presidentin e SHBA-së

  1. Jeni bërë portali budallenjve

  2. Po a esht ma afer Trumpi ose kombi jot ku vdesin cdo dite dhjetra njerez ,por sikur te ishte e sakte kjo kura jote sot dote ishe miljarder por me duket sikur nji teori e fallxhores .

Shto Koment