FactcheckPolitike

I shkarkuar nga detyra, me një gjyq të humbur dhe i paditur nga Meta, Gentian Deva punësohet nga ministrja Gjonaj në shkelje të ligjit

Konkretisht Deva është vendosur në postin e sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë nga Etilda Gjonaj.
Featured image of article: I shkarkuar nga detyra, me një gjyq të humbur dhe i paditur nga Meta, Gentian Deva punësohet nga ministrja Gjonaj në shkelje të ligjit Etilda Gjonaj, Gentian Deva

TIRANË– Gentian Deva, një person që është shkarkuar nga detyra për parregullsi, gjatë kohës që punonte si përgjegjës pranë Sektorit të Prokurimeve në Bankën e Shqipërisë, rezulton i punësuar sërish në administratë.

Konkretisht Deva është vendosur në postin e sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë nga Etilda Gjonaj.

Bazuar në dokumentet që ju sjell Dosja.al, Deva nuk do të duhej të punonte më në administratë për një periudhë të gjatë kohore, kjo në varësi të shkeljes që ai ka kryer kur ka qenë i punësuar pranë Bankës së Shqipërisë.

Gentian Deva ka qenë nga viti 2005 deri në vitin 2012, përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Bankën e Shqipërisë dhe më vonë nga viti 2012 deri në vitin 2015. Ai është shkarkuar nga Banka e Shqipërisë për parregullsi në punë,.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vetë Deva ka paditur Bankën e Shqipërisë, kërkesë e cila është rrëzuar duke u cilësuar si e pabazë nga Gjykata Administrative e Apelit.

Kohët e fundit, Gentina Deva është paditur edhe nga Presidenti Ilir Meta për çështjen ‘Dvorani’. Meta akuzonte se Deva në ashkëpunim me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, dhe Drejtoreshën e Qendrës së Botimeve Zyrtare kanë shpërdoruar detyrën, falsifikuar dokumente, etj.

Rrëzimi i kèrkesë padisë:

Totalisht në shkelje të ligjit, Dentian Deva vijon të jetë në krye të detyrës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment