Politike

I shkarkuar dhe nën hetim/ Koordinatori i LSI nxjerr “zbuluar” Agim Kajmakun: Bën fushatë për PS në Vorë, publikojeni dhe me fytyrë

FOTO
Këtë e ka bërë të ditur Vojo Bregu, koordinator i LSI-së në Vorë, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ku dhe ka postuar fotot e tij. Në fotot e publikuara Kajmaku shihet krah ministres Elisa Spiropali.
Featured image of article: I shkarkuar dhe nën hetim/ Koordinatori i LSI nxjerr “zbuluar” Agim Kajmakun: Bën fushatë për PS në Vorë, publikojeni dhe me fytyrë Agim Kajmaku dhe Elisa Spiropali

TIRANË- Edhe pse i shkarkuar dhe në hetim për mosdeklarim të dënimeve penale, Agim Kajmaku, ish-kryetar i bashkisë së Vorës vazhdon të bëjë fushatë për Partinë Socialiste.

Këtë e ka bërë të ditur Vojo Bregu, koordinator i LSI-së në Vorë, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale ku dhe ka postuar fotot e tij.

Në fotot e publikuara, Kajmaku shihet krah ministres Elisa Spiropali, por me kurriz, dhe për këtë arsye, Bregu shton se mirë do ishte t’ja publikonin edhe fytyrën.

“Unë mendoj që Partia Socialiste në Vorë, nuk ka pse të ketë turp, për të nxjerrë në foto, ish kryetarin e bashkisë të shkarkuar nga KQZ, për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Ai siç e dinë të gjithë në Vorë, është i angazhuar maksimalisht në fushatë, merr pjesë në mbledhje partie, takime me elektoratin, kështu që PS dhe deputetët e saj, të angazhuar në Vorë, ia kanë borxh ta nxjerrin një herë të vetme me fytyrë në foto. P.S. Shpresojmë mos ta lajnë borxhin duke e bërë prapë kryetar bashkie siç i kanë premtuar së fundmi.“- ka shkruar Bregu.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Cilat janë problemet e Kajmakut me drejtësinë?

Ish-kreu i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, ishte shpallur në kërkim që prej 11 nëntorit të vitit 2019 dhe prej afro një viti qëndroi në arrat, pasi PD-ja e akuzoi se kishte fshehur një dënim në Greqi. Pasi KQZ vendosi që t’i hiqte mandatin Kajmaku shkarkoi dy nënkryetarët e Bashkisë Vorë dhe u arratis.

Ai u vu në pranga në muajin korrik të vitit që lamë pas, pasi në ambientet e një spitali privat në Tiranë, ku u paraqit në gjendje të rëndë për shkak të diabetit. Sapo mbërrit në spital atij iu dha ndihma e parë, po ndërkohë mjekët lajmëruan policinë. 

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, gjykata e la Kajmakun në “detyrim paraqitjeje”.  Tashmë, ndaj ish-kreut të Bashkisë së Vorës po hetohet për tre akuza, atë të falsifikimit të formularit të dekriminalizimit, ushtrimit të funksioneve pas dhënies fund të tyre dhe falsifikimit të dokumenteve shtetërore.

(a.k;f.m/dosja.al)

Shto Koment