Aktualitet

I shënjestruar nga OLF-ja, flet Florenc Tresa, i akuzuari se kaloi 8 ton drogë me kamion nga Porti i Durrësit: S’mora pjesë as në varrimin e babit, çfarë kisha për të deklaruar e bëra, s’kam asgjë tjetër

VIDEO
Unpulished foli edhe me Zëvendës ministrin e brendshëm Besfort Llamallari, i cili sqaron se ky argument i juristëve nuk qëndron. Sipas tij ligji antimafia nuk dublohet aspak nga ky operacion, që ka për qellim justifikimin e pasurive të dyshuara dukshëm nga ana e policisë.
Featured image of article: I shënjestruar nga OLF-ja, flet Florenc Tresa, i akuzuari se kaloi 8 ton drogë me kamion nga Porti i Durrësit: S’mora pjesë as në varrimin e babit, çfarë kisha për të deklaruar e bëra, s’kam asgjë tjetër Florenc Tresa

Prej me shumë se 5 muajsh, OFL i është vënë pas parasë kriminale në vend. Në fokus të emisionit “Unpublished” është pikërisht ky aksion i cili ka filluar të bëj bilancet për të sjellë këndvështrime të ndryshme mbi suksesin e këtij operacioni.

Deri tani kërkesat për deklarimin e pasurisë i kanë marrë me 170 personat. Një operacion që mori vëmendjen e të gjithëve dhe i shoqëruar me kuriozitet nga publiku, sidomos në rastet kur përfshihen emra të njohur dhe herë të tjera, ka qenë thjesht një lexim emrash më shumë si statistikë që kalojnë pa vëmendje.

“Unpublished” ju sjell sot rrëfimin e Florenc Tresës. Ai është një nga personat që OFL-ja i ka trokitur në banesë. Florenc Tresa, ka folur për Unpublished nga arresti i  shtëpisë, një masë sigurie që po e vuan pasi është i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal për trafik ndërkombëtar droge.

Ai tregon për Unpublished betejën me drejtësinë dhe si përfundoi, si i pandehur për trafikimin e tonelatave të kanabisit. Tresa pretendon se ishte thjesht një biznesmen i vogël i tregtimit të dyerve të brendshme, që i importonte nga Italia dhe papritur e pa veten të akuzuar nga drejtësia.

Tresa pretendon pafajësinë, pasi pohon se nuk ka dijeni për ngjarjet që akuzohet. Sipas tij, anëtarët e grupit për të cilin hetohet se është pjesë, i ka takuar për herë të parë në gjyq. Ai pohon se ka deklaruar pasuritë që i ka lënë trashëgimi i ati. Babai ndërroi jetë gjatë kohës që Tresa vuante masën e sigurisë arrest në burg dhe autoritetet nuk e lanë të merrte pjesë në ceremoninë mortore të tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zbatimi i aktit normativ që rregullon punën e Ofl-së, ka sjellë një tension edhe pse në distance, mes policisë dhe SPAK, prokurorisë speciale e cila është filtri i legjitimimit të veprimeve të uniformave blu. Për juristin Elis Bilali disa nene të këtij akti normativ cënojnë kompetencat e prokurorisë duke ia dhënë drejtorit të policisë.

Unpulished foli edhe me Zëvendës ministrin e brendshëm Besfort Llamallari, i cili sqaron se ky argument i juristëve nuk qëndron. Sipas tij ligji antimafia nuk dublohet aspak nga ky operacion, që ka për qellim justifikimin e pasurive të dyshuara dukshëm nga ana e policisë.

Tensioni mes institucioneve, ndjehet edhe nëse lexon me kujdes shifrat zyrtare, ku SPAK, nga 148 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 48 i ka cilësuar të bëra në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ. Bazuar mbi këtë argument kjo strukturë ka vendosur kthimin e materialeve Policisë së Shtetit. Pra në këtë mënyrë edhe nisja e bujshme e verifikimeve shkon në versionin ping-pong mes institucioneve që duhet të bashkërendonin punën mes tyre.

Nga një hulumtim që ne bëmë, bie në sy fakti, se shumica e dosjeve të referuara nga policia në SPAK për sekuestro janë automjete. Nga 148 pasuri, 99 prej tyre janë të tilla, ndërsa pjesa tjetër konkretisht 48, janë pasuri të paluajtshme, truall dhe objekte dhe një është mjet identifikimi.

Marrë nga Euronews

(f.m/dosja.al)

Shto Koment