BotaKuriozitete

Vdiq 2 muaj para 100-vjetorit! Kush është princi Philip: “Shkëmbi” që qëndroi përkrah mbretëreshës së Anglisë për 73 vjet. Si iku nga ishulli grek kur ishte foshnje, u kthye në burrin më të pushtetshëm të BRITANISË… (HISTORIA E JETËS)

  • Vdes në moshën 99-vjeçare bashkëshorti i mbretëreshës së Anglisë, princ Philip!
  • Duka i Edinburgut la një karrierë premtuese në Marinën Mbretërore për të qëndruar pranë mbretëreshës dhe për t'u bërë "shkëmbi" i saj, megjithatë në jetën e tyre private ai ishte gjithmonë "kryefamiljari" i familjes.
    Featured image of article: Vdiq 2 muaj para 100-vjetorit! Kush është princi Philip: “Shkëmbi” që qëndroi përkrah mbretëreshës së Anglisë për 73 vjet. Si iku nga ishulli grek kur ishte foshnje, u kthye në burrin më të pushtetshëm të BRITANISË… (HISTORIA E JETËS) Princi Philip dhe mbretëresha Elisabeth
    Përditësuar:

    BRITANI E MADHE- Duka i Edinburgut, Philip ka ndërruar jetë ditën e sotme disa ditë pasi doli nga spitali, ku u shtrua në gjendje të rëndë shëndetësore. (Shiko këtu) Por kush është ai dhe si ka nisur historia e dashurisë së Dukës 99-vjeçar me Mbretëreshën e Anglisë? Duka i Edinburgut la një karrierë premtuese në Marinën Mbretërore për të qëndruar pranë mbretëreshës dhe për t’u bërë “shkëmbi” i saj, megjithatë në jetën e tyre private ai ishte gjithmonë “kryefamiljari” i familjes.

    Edhe pse i njohur për gabimet e tij në paraqitjet publike, ai konsiderohet të ketë kontribuar në evolucionin e monarkisë dhe modernizuar “Firmën”, siç shtypi britanik shpesh e quan familjen mbretërore.

    Vitet e fëmijërisë larg prindërve të tij dhe njohja e parë me Elizabetën

    Princi Philip i Greqisë dhe Danimarkës lindi në Korfuz më 10 qershor 1921 nga Princi Andreas i Greqisë dhe Princesha Alice e Battenberg. Në dhjetor të vitit 1922, George IV, gjyshi i Mbretëreshës Elizabeth, urdhëroi anijen “Calypso” të Marinës Mbretërore Britanike që të merrte familjen nga ishulli, në atë kohë Philip ishte vetëm 18 muajsh.  Fëmijëria e princit të ri u karakterizua nga paqëndrueshmëria ndërsa kalonte kohë me të afërmit në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

    Prindërit e tij ishin divorcuar dhe ai i shihte rrallë, veçanërisht nënën e tij, e cila ishte mbyllur në një spital pasi u diagnostikua se vuante nga sëmundje të shëndetit mendor. Philip u shkolluar për një vit në Gjermani dhe më pas u rikthye në Britani të Madhe, duke iu bashkuar Marinës Mbretërore për të zhvilluar takimin e parë me bashkëshorten e tij të ardhshme verën e vitit 1939. Princesha e atëhershme, vetëm 13 vjeç u mahnit kur e pa, ndërsa në 1947, dy vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, çifti u martua.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Në vitin 1948 lindi fëmija i parë i çiftit, Princi Charles, i ndjekur nga Princesha Anna në 1952. Sidoqoftë, jeta e tyre e qetë ndryshoi në mënyrë drastike me vdekjen e mbretit më 6 shkurt 1952. Princesha Elizabeth u kurorëzua mbretëreshë dhe Duka i Edinburgut hoqi dorë nga një karrierë premtuese në Marinë për ta mbështetur atë. Një rol i ri e priste atë, udhëtimet dhe paraqitjet zyrtare me monarken jashtë vendit dhe brenda kufijve. Në vitin 1960 çiftit iu shtua edhe një fëmijë tjetër, Princi Andrew, Duka i Jorkut, ndërsa në 1964 lindi Princi Edward, Earl of Wessex. 

    Në publik, ai mund të ketë ecur një hap pas gruas së tij, por nuk mund të ketë nënvlerësim të rëndësisë së princit Philip gjatë mbretërimi të Mbretëreshës. Siç tha ajo vetë në një fjalim për përvjetorin e tyre të martesës në 1997: Ai ka qenë, thjesht, forca ime gjatë gjithë këtyre viteve. Unë dhe e gjithë familja i detyrohemi më shumë se ai do të pretendonte apo do të dinte ndonjëherë.

    Marrë dhe përshtatur nga Protothema

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment