Aktualitet

I riu shqiptar zhduket pa gjurmë, Policia në Angli vë ALARMIN për këdo që ka informacion, ja tipari dallues për ta pikasur

17-vjeçari shqiptar ka flokë të zinj dhe të prerë shkurt dhe si shenjë dalluese ka një nishan në faqen e tij të djathtë.
Featured image of article: I riu shqiptar zhduket pa gjurmë, Policia në Angli vë ALARMIN për këdo që ka informacion, ja tipari dallues për ta pikasur Olti Gega

BRITANI E MADHE- Një i ri shqiptar është zhdukur duke bërë që me urgjencë të nisë hetimi për gjetjen e tij. Mësohet se shqiptari është identifikuar si Olti Gega, i cili për herë të fundit u pa në zonën Camagael të Fort William.

17-vjeçari shqiptar ka flokë të zinj dhe të prerë shkurt dhe si shenjë dalluese ka një nishan në faqen e tij të djathtë. Herën e fundit që u pa, i riu kishte vedhur në bluzë gri, xhinse të zeza, dhe një orë po ashtu të zezë.

Zyrtarët që provojnë zhdukjen thonë se janë ‘të shqetësuar për mirëqenien e tij’ dhe bëjnë apel për informacion.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në një prononcim për mediat lokale, rreshteri Michael Bell është shprehur se: “Ne po shqetësohemi gjithnjë e më shumë për mirëqenien e Oltit dhe do të nxisja këdo që beson se mund ta ketë parë atë ose që ka ndonjë informacion ta paraqesë sa më shpejtë që të jetë e mundur”.

Marrë nga Dailyrecord.co.uk

(k.m/dosja.al)

Shto Koment