Bota

I riu shqiptar ngre në këmbë Britaninë e Madhe/ Gjykata kërkon dëbimin, mijëra britanikë refuzojnë, në mbështetje të tij edhe aktori i njohur

I riu shqiptar kishte aplikuar për azil në Britani, por kërkesa e tij u refuzua nga zyra e emigracionit. Kjo ka bërë që të gjithë qytetarët e këtij qyteti të nisin një peticion, ku janë mbledhur 11.000 firma.
Featured image of article: I riu shqiptar ngre në këmbë Britaninë e Madhe/ Gjykata kërkon dëbimin, mijëra britanikë refuzojnë, në mbështetje të tij edhe aktori i njohur Aktori Joe Smith dhe i riu shqiptar Samet Mata

BRITANI E MADHE- Aktori i njohur Joe Smith është përfshirë në një fushatë të nisur nga qytetarët e Bristolit në mbështetje të të riut shqiptare, Samet Mata. I riu shqiptar kishte aplikuar për azil në Britani, por kërkesa e tij u refuzua nga zyra e emigracionit. Kjo ka bërë që të gjithë qytetarët e këtij qyteti të nisin një peticion, ku janë mbledhur 11.000 firma. Ylli i Broadchurch, Joe Smith i bëri thirrje të gjithë qytetit që të mbështesnin fushatën për të bindur qeverinë që të ndryshojë mendje dhe të lejojë 18-vjeçarin shqiptar të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar.

I riu shqiptar po ndjek disa kurse për të fituar profesionin e marangozit. Ai u trafikua nga bandat shqiptare në moshën 15 vjeçare. Më vonë ai arriti të shpëtojë dhe u ndihmua nga aktori Joe Smith, i cili ka mbështetur rreth 70 të rinj gjatë viteve të fundit në Bristol. Pasi Samet Mata la shkollën dhe filloi të ndiqte kurset për marangozi, mori përgjigjen negative nga zyra emigracionit, ku i bëhej me dije se kërkesa e tij për azil ishte hedhur poshtë.

Samet Mata

Zyra e Brendshme i lejon fëmijët e pashoqëruar si Samet të qëndrojnë në Britani, të marrin edukim e të fitojnë një arsim, por më pas në moshën 18-vjeçare i deporton ata, shkruan BristolPost. Kështu ishte edhe rasti i një të riu tjetër shqiptar, Stiven Bregu, i cili mbërriti në tokën angleze në moshën 14-vjeçare, por u vendos deportimi i tij. Kjo bëri që mësuesit e tij në ST Mary Redcliffe me mbështetjen e kryetarit të bashkisë së Bristolit, MArvin Rees të nisin një fushatë. Falë kësaj fushate, gjykata lejoi Stiven Bregun të qëndrojë në Britani dhe të ndjekë studimet e tij për financë.

(E.S. Dosja.al)

Shto Koment