AktualitetDiaspora

I riu shqiptar i vjedh 80.000 euro pronarit në Francë, i ndërton shtëpi babait në Kosovë

I riu kosovar punonte në një kompani të duhanit në Francë, dhe me paratë që ka vjedhur, babai i tij ka ndërtuar një shtëpi në Kosovë.
Featured image of article: I riu shqiptar i vjedh 80.000 euro pronarit në Francë, i ndërton shtëpi babait në Kosovë Foto Ilustruese

FRANCË– Një 22-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Strasburg të Francës pasi akuzohet se ka vjedhur 80 mijë euro nga kompania ku ai punonte.

Mediat vendase bëjnë me dije se i riu kosovar punonte në një kompani të duhanit në Francë, dhe me paratë që ka vjedhur, babai i tij ka ndërtuar një shtëpi në Kosovë. Për tre vite me radhë, i riu ka vjedhur mbi 80,000 euro pa dijeninë e shefit të tij, ka bërë rimbursime false,

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai është vendosur në paraburgim për mashtrim dhe pastrim parash, ndërsa pranoi fajin. Përveç blerjes së një automjeti, i riu tha se paratë i kishin për të ndërtuar një shtëpi në Kosovë.

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment