Aktualitet

I riu shqiptar bie pre e grabitjes në Athinë, një grup të rinjsh ndjekin dhe kapin autorin (Video)

Rritet pasiguria në qendër të Athinës. Banda të armatosura grabisin në mes të rrugës kalimtarët.
Featured image of article: I riu shqiptar bie pre e grabitjes në Athinë, një grup të rinjsh ndjekin dhe kapin autorin (Video) I riu shqiptar ne Athinë.

AFRIKË– Grupe të organizuara kriminelësh,të përbëre kryesisht prej përdoruesve të drogës dhe emigrantë nga vendet e Afrikës Veriore, janë kthyer në tmerrin e banorëve të qendrës së Athinës.

Janë të shpeshta rastet e grabitjeve të çantave dhe sendeve me vlerë,por tashmë grupet kriminale nuk ngurojnë të ndalojnë edhe në rrugë kalimtarët,dhe nën kërcënimin e thikave u vjedhin atyre sendet me vlerë.

Pamjet ekskluzive për Top Channel janë xhiruar prej kamerave të sigurisë të një biznesi në qendër të Athinës,ku brenda 20 minutash, u shënuan dy raste vjedhjesh.

Në të dy rastet viktimat e grabitura ishin shtetas shqiptarë, të cilët denoncuan vjedhjen pranë autoriteteve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja më e rrezikshme ishte në kohën që një prej banditëve, nën kërcënimin e thikës, ndaloi dhe tentoi të grabisë një shtetas shqiptar nga Delvina i cili po udhëtonte me motoçikletën e tij.

Nën kërcënimin e thikës, i riu shqiptar pranoi ti japë grabitësit portofolin, por kanë qenë disa të rinj të cilët e panë ngjarjen dhe ndërhynë për ta shpëtuar, duke ndjekur grabitësin dhe duke e neutralizuar atë.

Pak minuta më vonë, ka mbërritur policia,por në vend që të ndalojnë grabitësin,policet prangosen viktimën.

Ai u shoqërua në polici,dhe i deshën disa orë për të sqaruar ngjarjen. Polica deklaroi se agjentet e saj hetuan ngjarjen dhe pasi vërtetuan se i ndaluari i parë ishte viktima,e liruan atë, ndërkohë që u ngritën akuza tepër të rënda ndaj autorit të vërtetë të ngjarjes.

Marrë  nga TopChannel 

Shto Koment