Aktualitet

I riu që u shërua tregon mundësinë se si mund të jetë infektuar: Takova një mik që kishte ardhur nga Italia, por ai s’kishte simptoma

Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, Cara ka treguar se si mund jetë jetë infektuar me COVID-19.
Featured image of article: I riu që u shërua tregon mundësinë se si mund të jetë infektuar: Takova një mik që kishte ardhur nga Italia, por ai s’kishte simptoma Erind Cara, i riu që u shërua

TIRANË- Erind Cara, i riu që u shërnua nga COVID-19 ka folur sërish për luftën e tij koronavirusin. Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, Cara ka treguar se si mund jetë jetë infektuar me COVID-19.

Nuk e di, nuk kam udhëtuar jashtë vendit. Kam takuar një mik që vinte nga Milano, por ai nuk kishte simptoma”, këtë shpjegim jep i riu për mundësinë e infektimit të tij. Ai ka treguar dhe simptomat që ka pasur në fillim dhe si ka përballuar këtë sëmundje.

Si fillim kisha temperaurë dhe djersitje. Temperaturë 38, 38.5. Për një javë mora antibiotikë dhe temperature u ul. Edhe pse nuk kisha temperaturë dhe djersitje pas një jave kisa vështirësi në frymëmarrje. U habita sepse nuk më ka ndodhur ndonjë herë ngaqe unë prej vitesh merrem edhe me sport”, tha Erind Cara.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment