Aktualitet

Shkon i gjakosur gjatë natës në spital, policia i vë prangat kur mëson se ishte vetëplagosur

Që në momentet e para mjekët kishin dyshuar për plagosjen e tij dhe pasi është lajmëruar policia është mësuar se i riu ishte vetëlagosur me armë zjarri.
Featured image of article: Shkon i gjakosur gjatë natës në spital, policia i vë prangat kur mëson se ishte vetëplagosur Foto ilustruese

KURBIN- Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka shkuar mbrëmjen e djeshme i gjakosur në spitalin e Kurbinit. Që në momentet e para mjekët kishin dyshuar për plagosjen e tij dhe pasi është lajmëruar policia është mësuar se i riu ishte vetëlagosur me armë zjarri.

Forcat e rendit  nisën hetimet dhe 26-vjeçari, i identifikuar me inicialet  A.M. 26 vjeç, pranoi se ishte vetëplagosur aksidentalisht në këmbë me armë zjarri, në banesën e tij. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma tip pistoletë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia e Kurbinit ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., banues në Kurbin, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment