Aktualitet

I riu bie nga lartësia në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit dhe i plagosuri është një djal rreth moshës 30- vjeç.
Featured image of article: I riu bie nga lartësia në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Tiranë. Sipas informacionve, sot në mbrëmje një i ri ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit dhe i plagosuri është një djal rreth moshës 30- vjeç. Ndërkohë Policia e Tiranës ka reaguar për ngjarjen dhe njofton e i riu dyshohet se është vetëhedhur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më datë 01.08.2020, rreth orës 20:15, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi O.H., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes“, njofton Policia.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment