Bota

I rikthehet nënshtetësia çeke pas 40 vitesh, shkrimtarit të njohur Milan Kundera

Gjatë këtyre viteve autori 90-vjeçar, ka shkruar një sërë veprash me famë ndërkombëtare, kujtojmë këtu ‘Shakaja’ dhe ‘Mosdija’.
Featured image of article: I rikthehet nënshtetësia çeke pas 40 vitesh, shkrimtarit të njohur Milan Kundera Milan Kundera

ÇEKI- Shkrimtari i njohur çek Milan Kundera, ka rifituar pa  40  vitesh nënshtetësinë e tij çeke. Para 4 dekadash autori  Kundera u largua nga Çekosllovakia, ashtu sikundër quhej  asokohe për të jetuar në  një të  udhëhequr nga komunistët.

Gjatë asaj kohe shkrimtari  mori nënshtetësinë franceze, dhe që nga viti 1981 ku ai mori nënshtetësinë franceze  e vizitoi shumë  rrallë vendin e tij, edhe pse në vitin ’89 qeveria komuniste u rrëzua Kundera vijoi të qëndrojë në Francë.

Gjatë këtyre viteve autori 90-vjeçar, ka shkruar një sërë veprash me famë ndërkombëtare, kujtojmë këtu ‘Shakaja’ dhe ‘Mosdija’.

Ndërkohë sëfundmi ambasadori çek në Francë ka bërë gjestin simbolik duke i dërguar, shkrimtarit Milan Kundera në apartamentin e tij në Francë dokumentat e nënshtetësisë.

“Pyes veten nëse nocioni ynë për shtëpinë nuk është, në fund të fundit, një iluzion, një mit. Pyes veten nëse nuk jemi viktima të këtij miti. Pyes veten nëse idetë tona për të pasur rrënjë, është thjesht një trillim me të cilin kapemi. Si një emigrant në Francë ose si një person i zakonshëm që ndodh të shkruaj libra. A e konsideroj jetën time në Francë si një zëvendësim, një jetë zëvendësuese dhe jo një jetë të vërtetë? A them me vete: A po e pranoj jetën time në Francë, këtu ku jam vërtet,  si jeta ime reale dhe përpiqem ta jetoj plotësisht? Zgjodha Francën.”- tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vitin 2008, Kundera fitoi çmimin kombëtar Czechek për letërsi, por nuk u kthye për ta marrë atë. Në vitin 2009, atij iu dha shtetësia nderi e “Brno”, qyteti ku lindi në 1929, por autori mbeti në Francë.

Në të njëjtin vit, ai nuk pranoi të marrë pjesë në një konferencë në Brno kushtuar punës së tij, duke dërguar një letër organizatorëve që me shaka përshkruan rastin si një “parti nekrofile”.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

Shto Koment