Politike

I quajti çamët kriminielë, PDIU reagon pas deklaratave të presidentit grek: Iku koha kur na copëtuat

Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos i ka quajtuar çamët kriminelë. Deklaratës së presidentit grek i është përgjigjur PDIU.
Featured image of article: I quajti çamët kriminielë, PDIU reagon pas deklaratave të presidentit grek: Iku koha kur na copëtuat Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe presidenti grek, Prokopis Pavlopulos

TIRANË– Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos i ka quajtuar të pakonceptueshme kërkesat e Shqipërisë për të drejtat e çamëve.

Ndërsa i bëri thirrje popullit grek të bashkohet për të mbrojtur pa lëshime çështjet kombëtare, presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos i quajti çamët kriminelë.

Nuk ka perspektive apo ecuri të Shqipërisë fqinje drejt zonës evropiane, kur për fat të keq, ende edhe sot nuk i ka braktisur kërkesat e pakonceptueshme të gjoja të drejtave të çamëve kriminelë, bashkëpunëtorë të nazistëve. Çfarë duhet të bëjmë, t’u japim të drejtë bashkëpunëtorëve të nazistëve?! Jemi absolutisht të sinqertë, qëndrimi ynë nuk ka asgjë hakmarrëse. Qëndrimi ynë kërkon respektin e së drejtës dhe të historisë,”-tha Prokopis Pavlopoulos.

Pas deklaratës së presidentit grek, një reagim ka ardhur edhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Në reagimin e PDIU-së, shkruhet se ndërsa flet për të drejtën evropiane, vendi i presidentit grek është i vetmi në botë që nuk njeh asnjë minoritet dhe nuk ka nënshkruar as Konvetën e Këshillit të Evropës për të drejtat e minoriteteve.

Më tej në reagimin e saj, PDIU shkruan se është vetëm çështje kohe që e drejta të triumfojë lidhur me çështjen çame.

“Pavlopulos, ka ikur koha kur e coptuat Shqipërinë dhe masakruat Çamërinë. Ky është shekulli i shqiptarëve dhe Çamëria ka zot,”-shkruhet në reagimin e PDIU-së.

Reagim i PDIU për deklaratat e Presidentit grek:

Deklarata të përsëritura të një njeriu që për shkak të moshës dhe pozicjonit duhet të ishte më i matur nga politika greke. Po na shfaqet së bashku me Agimin e Artë si një minishencë e qarqeve nacionaliste dhe pasardhës i Napolon Zervës. Presidenti grek qëllimisht ngatërron pjesën më të tërën dhe rolet në histori.

Së pari duhet ti kujtojmë Presidentit Grek se atë deklaratë po e bën në një tokë shqiptare, në Konicë dhe i referohet pikërisht vitit të mbrapshtë 1913, ku trupat greke pushtuan Çamërinë, Follorinë e Kosturin. Arritën deri në Hormovë dhe më pas bënë masakrën e Panaritit.

Sigurisht që është për të ardhur keq që Pavlopulos po shfaqet si përfaqësus i shekullit të kaluar, ku shqiptarët nëpërkëmbeshin, por ky nuk është shekulli i tij, por i shqiptarëve.Sigurisht ai mund të flasë me nostalgji për një epokë të kaluar që nuk kthehet më.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti grek është përfaqësuesi më tipik i hipokrizisë dhe i standarteve të  dyfishta të një shteti shovinist me shqiptarët. Kur ndërsa flet për të drejtën evropiane, vendi i tij është i vetmi vend në botë që nuk njeh asnjë minoritet dhe nuk ka nënshkruar as Konvetën e Këshillit të Evropës për të drejtat e minoriteteve.

Nuk është hera e parë që ky pinjoll dhe trashgimtar i Napolon Zervës bën deklarata të tilla, të papërgjegjshme për çështjen çame. Ai para disa kohësh bënte deklarata arrogante dhe kërcënuese për çështjen çame dhe shqiptarët, nga Paramithia. Pikërisht në vendin ku filloi Masakra e Genocidi Etnik mbi shqiptarët e Çamërisë. Ku u shfarrosën 20% e popullsisë dhe u larguan me dhunë 90% e shqiptarëve të Çamërisë nga krimineli Napolon Zerva, njeriut që Greqia i ka bërë monument në Gumenic.

Sigurisht që Presidenti Grek do të donte që të ishin shfarrosur të gjithë shqiptarët e Çamërisë. Acarimi i tij është dëshmi që e vërteta djeg. Pavlopulos e di që është çëshjte kohe që e vërteta do të triumfojë dhe e drejta do të realizohet.

Shqiptarët e Çamërisë janë krenar që iu bashkuan me 10 mijë partizanë forca të Ellas, me batalionin “Ali Demi” në Çamëri dhe batalionin “Çamëria” në Shqipëri.

Pavlopulos, ka ikur koha kur e coptuat Shqipërinë dhe masakruat Çamërinë.

Ky është shekulli i shqiptarëve dhe Çamëria ka zot.

Është çështje kohe që e drejta të triumfojë. Siç kapërdinë dhe pranuan Marrëveshjen e Prespës pas 20 vitesh, ashtu dhe herët ose vonë do të pranojnë zbatimin e vlerave europiane për liritë e të drejtat e njeriut dhe ato pronësore për shqiptarët e Çamërisë.

Gjithsesi Pavlopulos, me këtë deklaratë arogante tenton të futet e të ndikojë në politikën zgjedhore greke.

Çështja çame nuk është monedhë shkëmbimi, ku ndërsa bëhen varrezat e ushtarëve grek, marrëveshja për toponimet dhe ligji për minoritetet, ku e nxorrën Shqipërinë me 9 minoritete dhe në shkëmbim nuk morën as ligjin e luftës, aq shumë të trumbetuar, nga e cila fillon dhe zgjidhja e çëshjtes çame, por morën vetëm vulën apostile.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment