Aktualitet

I qëndronte mbi kokë dhe e puthte në ballë, moderatorja zemërthyer pas vdekjes së Elonës: S’e mbajte premtimin

  • Preku zemrat e të gjithë shqiptarëve, vdes në Turqi Elona Kuburja, 15-vjeçarja me sëmundjen e rrallë
  • Sasa Hoda ka përlotur rrjetin me dedikimin e saj.
    Featured image of article: I qëndronte mbi kokë dhe e puthte në ballë, moderatorja zemërthyer pas vdekjes së Elonës: S’e mbajte premtimin Elona Kuburja, Sasa Hoda dhe Majlinda Zeka

    TIRANË– Moderatorja kosovare Sasa Hoda ka shprehur dhimbjen e saj pas humbjes së Elonës, 15-vjeçares me sëmundje të rrallë që ndërroi jetë në Turqi. Në një postim në rrjetet sociale, Hoda ka publikuar foton e vogëlushes së ndjerë dhe krahas saj shkruan se sa e dëshpëruar është nga kjo humbje.

    “Ti nuk e mbajte premtimin, na le dhe shkove! Zoti të deshi pranë vetes. U prehsh në paq, ëngjëll i bukur i parajsës,”– shkruan Hoda krahas fotos teksa postimin e ka shoqëruar me një emoji me zemër të thyer, për të treguar gjendjen e saj emocionale.

    Dedikimi i moderatores Sasa Hoda

    Poshtë këtij postimi kanë vijuar komentet ngushëlluese dhe të trishtuara, për ngjarjen e ndodhur. Gjithashtu në sy bie edhe koemnti i modeles Majlinda Zeka.

    Sasa është një nga personat që ka qëndruar më pranë 15-vjeçares së ndjerë nga Fushë Kruja. Ajo publikonte shpesh herë foto dhe video në rrjetet sociale ku shihej se si e inkurajonte Elonën që t’i bënte ballë sëmundjes së rrallë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Elona Kuburja ndërroi jetë paraditen e sotme në spitalin e Turqisë ku ishte dërguar për kurim. Familjarët e 15-vjeçares bënin apel prej kohësh në media për sëmundjen e rrallë të së bijës, që gjë bëri gjithë shqiptarët bashkë, VIP-a ose jo.

    Kryeministri Edi Rama reagoi gjithashtu në lidhje me këtë rast të rëndë. Ai mori përsipër të hiqte shpenzimet e kurimit të Elonës, së vogël, por fatkeqësisht ajo nuk ia doli mbanë.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment